Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Hugo Boss hap proces gjyqësor në Tiranë, italianët i vjedhin pronësinë industriale

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Hugo Boss hap proces gjyqësor në Tiranë, italianët i vjedhin pronësinë industriale

Shoqëria  gjermane e veshjeve “Hugo Boss Trade Mark Management GMBH” ka hapur një proces në gjykatën administrative në Tiranë kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave ku palë e tretë është edhe avokatura e shtetit.

Kompania gjermane i kërkon gjykatës të shfuqizoje regjistrimin e markës me numër AL/T/2015 me aplikant shoqërinë italianë “Andrea Bossi”. Ankesa e Hugo Boss ne Gjykatën e Administrative të Apelit u bë me datën 19 maj.

Kompania italiane “Andrea Bossi” ka kërkuar të regjistrojë markën e saj për artikuj veshjesh, këpucësh, kapelesh. Përfaqësuesi i saj në Shqipëri sipas të dhënave nga Drejtoria e markave dhe Patentave është Ardit Loloçi me adresë “Rruga e Bogdanëve”.

Mirëpo gjiganti evropian i veshjeve Hugo Boss ka  paditur autoritet shqiptare për regjistrimin e kësaj marke, shkruan Monitor.

Marka është një fjalë, simbol, vizatim, apo kombinim i fjalëve, i frazave, simboleve apo vizatimeve që identifikojnë dhe dallojnë burimin e mallrave të një pale nga ato të një pale tjetër.

Përkufizimi i markës se shërbimit është i njëjtë me atë të markës tregtare, me përjashtim që ato identifikojnë dhe dallojnë burimin e shërbimeve dhe jo produktet.

Sistemi i regjistrimit ndërkombëtar të markave rregullohet nga dy marrëveshje ndërkombëtare në të cilat Shqipëria ka aderuar si shtet anëtar:

“Marrëveshja e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave

Protokolli i Marrëveshjes së Madridit.

Legjislacioni kombëtar që rregullon regjistrimin ndërkombëtar të markave përbëhet edhe nga: 1. Ligji Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë industriale” 2. VKM Nr. 1706 datë 29.12.2008 “Për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit” Kreu XV dhe XVI.

Kompania Hugo BOSS pretendon se po abuzohet me markën e saj në Shqipëri. Si një grup globalisht aktiv, kompania shet koleksionet e saj në 127 vende në mbarë botën. HUGO BOSS ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme shitjen me pakicë në vitet e fundit.

Në fund të vitit 2016  Grupi ka operuar 442 dyqane të shitjes me pakicë në mbarë botën. Përveç kësaj, HUGO BOSS shet koleksionet e tij në dyqane brenda dyqaneve. Grupi ka 7,700 pika shitjeje. Në vitin fiskal 2016, 62% e shitjeve të grupit janë realizuar nga pikat e veta të pakicës. Biznesi me shumicë i kontribuoi 35% shitjeve të Grupit.”

 

 

 

 

 

Tags: Ardit LoloçiHugo BossHugo Boss Trade Mark Management GMBHitalianët i vjedhin

TË LIDHURA

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

22:24 | 28/01/2026
Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji
Aktualitet

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Next Post
Nudë, ekzotike dhe tribale, a janë kontroverse?

Nudë, ekzotike dhe tribale, a janë kontroverse?

Bruksel, Tsipras i përmend Ramës pakicën greke në Shqipëri…

Bruksel, Tsipras i përmend Ramës pakicën greke në Shqipëri...

Kultivimi i Paulounias dhe përfitimi i madh ekonomik për fermerët

Kultivimi i Paulounias dhe përfitimi i madh ekonomik për fermerët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com