Agjencia Europiane e Mjedisit publikoi të martën një raport ku analizon cilësinë e ujërave për vendet ku do të pushojnë turistët europianë gjatë këtij sezoni veror, ndër ta dhe Shqipëria. Sa i përket vendit tonë, agjencia ka kryer monitorim të cilësisë së ujit në 92 pika, disa prej tw cilave i kategorizon si më poshtë;
- Ksamili i cili në çdo pikë të matur ofron cilësi të shkëlqyer uji vit pas viti
- Saranda, përveç portit, ku cilësia e ujit ka ardhur në përmirësim
- Borshi
- Qeparoi
- Himara
- Dhërmiu
- Orikumi
- Zonat në jug të Ujit të Ftohtë në Vlorë
- Disa pika në Golem, Kavajë
- Gjiri i Lalëzit
- Laguna e Merxhanit dhe Kënallë, Shëngjin
- Velipoja
61 zona ku uji plotëson kriteret minimale, ndërsa 13 zona kanë një cilësi shumë të keqe uji, ku Agjencia nuk rekomandon të laheni.
Disa prej zonave që Agjencia Europiane e Mjedisit kërkon që të evitohen nga turistët janë:
- Grykëderdhja në Sarandë e Lumit Bistrica
- Zona e portit në Sarandë
- Vlora
- Shkëmbi i Kavajës
- Plazhi pranë shëtitores Taulantia
Për 18 zonat e tjera, raporti vlerëson se nuk ka të dhëna të mjaftueshme, janë plazhe të reja ose plazhe të mbyllura.