Martesë gati mbretërore, është cilësuar ajo e motrës së Dukeshës së Kembrixh, Pippa Middleton me financierin, James Matthews.
Duke iu referuar përmasave dhe detajave të ceremonisë, të ftuarve, fustanit të vlerësuar si “përrallor”, mediat nuk kanë hezituar ta quajnë një dasëm thuajse mbretërore.
33 vjeçarja shkëlqente, teksa shoqërohej nga i ati drejt altarit në kishën e St.Markos.
Mediat nuk kanë vonuar në publikimin e fotove të ceremonisë, të cilat po bëjnë xhiron e botës.