Europarlamentari Eduard Kukan është shprehur me nota optimizmi sa i përket zhvillimeve të fundit në Rajon, referuar në mënyrë të veçantë zhvillimeve politike në Shqipëri dhe Maqedoni.
Me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter, Kukan shkruan se tashmë Shqipëria dhe Maqedonia janë në rrugën e duhur drejt BE-së, pas zhbllokimit të situatave përkatëse, marrjen e mandatit për krijimin e qeverisë nga Zaev dhe arritjes së marrëveshjes Rama-Basha.
“Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet, Maqedonia krijon qeverinë. Momenti nuk ka humbur për dy vendet”, shkruan Kukan.