Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nderohet me titullin “simbol i qytetit të Tiranës”, pas vdekjes, legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano

9 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha

Bashkia e Tiranës i ka akorduar sot titullin “simbol i qytetit të Tiranës”, pas vdekjes, futbollistit të njohur të kombëtares shqiptare Panajot Pano.

Titulli iu dorëzua sot në një ceremoni të veçantë, bashkëshortes së Panajot Panos, dhe të birit,  Ledio Pano, i cili ndoqi rrugën e të atit për të lënë edhe ai gjurmën e tij në futbollin shqiptar.

“Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar për zhvillimin e sportit në vendin tonë dhe njohjes së tij edhe në aktivitete ndërkombëtare dhe botërore. Në respekt të vlerave që i përcolli brezave dhe pasionit që ngjalli dhe rriti për futbollin”, theksohet në vendimin e Bashkisë së Tiranës.

Kush ishte Panajot Pano?  

Panajot Pano lindi më 7 Mars në vitin 1939 në Durrës.

Ai e filloi karrierën e tij sportive me 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të SK Tirana si portier. Më vonë në vitin 1959 pasi emërohet në ushtri luan për skuadrën e KF Partizani si sulmues. Me këtë lojtar në gjirin e tij KF Partizani fiton katër herë kampionatin kombëtar dhe pesë herë kupën e Republikës.

Panajot Pano luajti 25 herë për skuadrën kombëtare. Në vitin 1970 skuadra kombëtare fiton kupën e Ballkanit. Mbas vitit 1975 ai stërviti si trajner ekipin kombëtar dhe atë të të rinjve të KF Partizani.

I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Më 27 prill të vitit 2005 mori titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Gjithashtu, në mars të vitit 2009, u dekorua me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. 

Panajot Pano ndërroi jetë më 19 janar të vitit 2010 në Jacksonville, Florida, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pasojë e një ataku kardiak.

 

 

Tags: Bashkia e Tiranësledio panopanajot panopartizanisimboli i qytetit te Tiranes

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Aktualitet

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Aktualitet

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026
Next Post

Ja sa energji elektrike i duhet OSHEE-së për vitin 2017

Masa të reja shtrënguese, Athina ndizet flakë sërish

Nenkryetari i LSI, Ylli Manjani, duke folur per gazetaret ne hotel Rogner, ku eshte takuar me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, pas doreheqjes se Nasip Nacos nga posti i Ministrit te Drejtesise./r/n/r/nYlli Manjani, speaks to journalists at Rogner Hotel, where met with Parliament Speaker Ilir Meta after Nasip Nacos resignation from the post of Minister of Justice.

Marrëveshja, Manjani: Premisa për bashkëqeverisje PS-PD, goditet opozitarizmi







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

by mirseda
21:49 | 04/06/2026
0

Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku për më shumë se tre orë...

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

20:53 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com