Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

EKSKLUZIVE/Nesër Kolegji Zgjedhor i bën nul zgjedhjet e 18 Qershorit

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
EKSKLUZIVE/Nesër Kolegji Zgjedhor i bën nul zgjedhjet e 18 Qershorit

Momenti i hedhjes se shortit, ne Gjykaten e Apelit, i cili do te percaktoje trupen gjyqesore prej 5 anetaresh te Kolegjit Zgjedhor qe do te shqyrtoje padine e opozites perfaqesuar nga PAA, per cregjistrimin e listes shumemerore te kandidateve per deputete./r/n/r/nThe moment of the draw that will determine the 5-member of the judicial body of the Electoral College that will review the lawsuit of the opposition represented by PAA for the de-registration of the multi-name list of candidates for lawmakers.

Kolegji Zgjedhor me vendimin e tij të ditës së nesërme do t’i bëjë të pamundura zgjedhjet e 18 Qershorit.

Trupa e Kolegjit Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Agrare Ambientaliste dhe Partisë Aleanca Popullore lidhur me ankimin për paligjshmërinë e regjistrimit të listave për kandidatë për zgjedhjet parlamentare.

Sipas burimeve për “Tirana Today”, Kolegji Zgjedhor do të pranojë kërkesën e këtyre dy partive duke e cilësuar rrjedhimisht datën 29 prill si datë jashtë afatit ligjor për regjistrimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18 Qershorit.

Sipas afateve ligjore, partitë politike që vendosën të marrin pjesë në zgjedhje duhet të kishin regjistruar listën e kandidatëve për deputetë në datën 28 prill, si afatin e fundit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Duke marrë në konsideratë regjistrimin e listës së kandidatëve për deputetë, sipas partive ankuese Komisioni Qendror Zgjedhjeve ka shkelur afatin ligjor.

Nisur nga kjo dispozitë ligjore, Kolegji Zgjedhor, me trupën gjyqësore; relator, Gjin Gjoni dhe gjyqtarët Sotiraq Lubonja, Tomor Shkreli, Ridvan Hado e Artur Malaj pritet që të pranojnë kërkesë-padinë e PAA-së dhe PAP-së duke e bërë nul datën 18 Qershor.

Çfarë ndodh pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor?

Nëse Kolegji Zgjedhor do ta quajë të paligjshëm vendimin e KQZ-së për regjistrimin e listave të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të partive politike të majta, zgjedhjet në 18 Qershor nuk mund të zhvillohen. Në këtë mënyrë, hyjmë në një situatë të re ligjore në raport me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ndërsa kriza politike mund të thellohet më tej.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të vazhdojë më punën për administrimin e procesit zgjedhor.

Duke mos pasur mundësi për administrimin e procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton Kuvendin e Shqipërisë për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate.

Që të mblidhet Kuvendi, së pari duhet një dakordësi politike midis palëve. Por, mundet që edhe mazhoranca aktuale me shumicën e saj, prej 84 votash të mbledhë Kuvendin në një seancë plenare të jashtëzakonshme për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë.

Zgjidhja që mund të vijë nga Kuvendi lidhet me ndryshimet që duhet të bëhen në Kodin Zgjedhor, ndryshime të cilat do të bënin të mundshme procedurat për datën e zgjedhjeve. Datat e mundshme mendohen 30 qershori, 16 korriku, 3 dhe 9 shtatori.

Kjo do të thotë, një rifillim i ri i procesit; përcaktimin e datës së zgjedhjeve, regjistrim të subjekteve zgjedhore, regjistrim të kandidatëve për deputetë dhe nisjen e fushatës elektorale. (TIRANA TODAY)

Tags: Kolegji Zgjedhorkomisioni qendror i zgjedhjeveKQZKuvendi i ShqiperisePAAPAP

TË LIDHURA

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

22:36 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut
Aktualitet

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën
Politikë

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Next Post
Idrizi: Po shkojmë në zgjedhje me parime staliniste

Idrizi: Zgjidhjet politike në Shqipëri jepen në çastet e fundit, PDIU pro paketës “McAlister”

Ekspozitë kundër radikalizmit nga të rinjtë e Gjilanit

Ekspozitë kundër radikalizmit nga të rinjtë e Gjilanit

Mimoza Kusari-Lila: PDK mund ta tradhtojë Haradinajn

Mimoza Kusari-Lila: PDK mund ta tradhtojë Haradinajn







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com