Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Grantet e bujqësisë, a janë për të gjithë

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Grantet e bujqësisë, a janë për të gjithë

Hapen grantet nga fondet kombëtare, gjë që është mirëpritur, jo vetëm nga kompanit që operojnë në sektorin e agrobiznesit, por kryesisht nga fermerët. Ku nga këta të fundit shihet si një mundësi për të modernizuar teknologjinë e mbi të gjitha, për të përmirësuar produktet dhe sigurinë ushqimore.

Disa nga skemat kryesore në vend janë ato që menaxhohen nga Ministria e Bujqësisë, ku përmendim këtu skemën kombëtare, e cila menaxhohet nga AZHBR dhe skemat ndërkombëtare SARED dhe IPARD II. IPARD II është një skemë e cila rihapet prej disa vitesh pezullimi, ajo mirëpritet veçanërisht nga kompanitë e mëdha përpunuese të agros, pasi grantet në këtë skemë arrijnë vlerat deri në 500.000 euro.

 

AZHBR – Është një skemë kombëtare e mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, aplikimet janë nga data 2 deri më 31 maj 2017. Për shkak të dokumentacionit dhe procedurave të lehta të aplikimit, kjo skemë është më lehtësisht e aksesueshme nga SHBB (Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor) dhe fermerët. Fondet për të cilat mund të aplikohet variojnë nga 200.000-600.000 lekë dhe prekin një gamë të gjerë nën sektorësh të bujqësisë si mbarështimi i blegtorisë, akuakulturën, prodhimet në sera, kultivimin e frutave të thata, fermat organike, vreshtat, ullinjtë.

 

-SARED – Fondi i Grantit të projektit SARED bashkë financohet nga qeveria e Gjermane dhe ajo e Danimarkës. Momentalisht është aktive thirrja e 4 për këtë fond, ku aplikimi për grante bëhet nga data 01 mars 2017 deri më 31 maj 2017. Mbështetja financiare në këtë rast është më e lartë, ku mund të aplikohet për investimet në fermë, me vlera 400.000 -3.500.000 lekë dhe për investimet jashtë ferme me vlera nga 700.000 – 10.5000.000 lekë. Kufizimet që ka ky fond janë pasi ai është i limituar vetëm në 6 rajone.

 

-IPARD II – Është një instrument për asistencë para aderimit, i përdorur nga Bashkimi Evropian për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale, si dhe në përgatitjen e tyre për zbatimin e politikave dhe ligjeve të BE-së.Komiteti i monitorimit pranë Ministrisë së Bujqësisë, e deklaroi se për sektorin e bujqësisë do të jenë disponibël deri në vitin 2020 një fond prej 95 milionë eurosh, nga të cilat 71 milionë euro financohen nga BE dhe 24 milionë euro nga qeveria shqiptare.
Kriteret e aplikimit do të jenë të publikuara tek ‘Udhëzuesi për aplikantët’ ku do të jenë të specifikuara qartësisht procedurat për të qenë fitues i këtij granti, që pritet të arrijë të rimbursojë nga 50-80% të fondit të investimit.

Sipas Opinoin.al, shkaku primar dhe më i rëndësishëm përse nuk i arrijmë këto fonde pavarësisht nevojës shpeshherë jetike që kanë bizneset bujqësore dhe fermerët ngelet informaliteti i lartë që ka zaptuar fort këtë sektor.  Problem tjetër ka qenë veçanërisht në skemat kombëtare burokracia e lartë për përgatitjen e dokumentacionit dhe ankesat e shpeshta të ngritura nga fermerët për pagesa nën dorë për ‘ndihmesat’ në realizimin e dosjes.

 

Koha e shkurtër e aplikimit e vënë në dispozicion është një tjetër faktor, dokumentacioni mbështetës që tërhiqn në institucione të ndryshme. Një tjetër problem, është ai i pronësisë së tokës ku realizohet investimi, kusht ky i domosdoshëm, veçanërisht nëse aplikohet në skema ndërkombëtare si SARED ose IPARD. Pra skenari për agrobiznesin nuk duket dhe aq rozë pavarësisht gjithë parave që janë në dispozicion nga kombëtarët e ndërkombëtarët, ato ngelen shumë pak të prekshme.  E për sa kohë informaliteti nuk gjen zgjidhje dhe përmirësimi i procedurave administrative nuk zhvillohen me të njëjtin hap me sektorin, fondet do të rikthehen mbrapa pa mundur të aksesohen nga biznesi, shkruan opinion.al.

Tags: blektoribujqesiministria e bujqesis

TË LIDHURA

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015
Politikë

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit
Aktualitet

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

20:48 | 10/04/2026
FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri
Aktualitet

FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri

20:43 | 10/04/2026
Next Post
Avokati i Popullit reagon për protestën e sotme

Avokati i Popullit reagon për protestën e sotme

World Bank: Albanian economy will grow by 3.5 % during 2017-18

World Bank: Albanian economy will grow by 3.5 % during 2017-18

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, i ndryshon akuzën Shukri Xhelilit.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, i ndryshon akuzën Shukri Xhelilit.







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com