Në një aksident tragjik në Turqi, kanë humbur jetën 20 persona dhe 11 të tjerë janë lënduar rëndë. Aksidenti ndodhi kur një autobus i cili udhëtonte me turistë turq u aksidentua afër qytetit Marmarisë, raporton Reuters.
Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë një autobus të verdhë i rrëzuar në krah dhe i rrethuar nga ambulancat, me trupa të shumtë përreth.
Guvernatori I provincës Mugla, Amir Cicek, thotë se autobusi në fjalë ishte nisur nga Izmiri për në Marmaris.