Protesta e Partisë Demokratike ka nisur rreth orës 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta ka nisur me këndimin e Himnit të Flamurit, ndërsa një ndër personat e parë që kanë mbajtur fjalim në podium, është një zonjë e moshuar. Kjo e fundit ka mbajtur fjalim edhe më parë në “Çadrën e Lirisë”, para pak ditësh.
Por, gjatë fjalimit të saj, zonja në fjalë ka shtruar një kërkesë për kreun e Partisë Demokratike.
Zonja ka kërkuar nga Basha që të mos i lejojë të rinjtë të largohen nga Shqipëria:
“Kam një thirrje për kreun e Partisë Demokratike, zotin Lulzim Basha. Ju lutem zoti Basha, mos i lini të rinjtë të ikin nga Shqipëria. Ata janë truri dhe mençuria shqiptare, ikja e tyre e kthen Shqipërinë shterpë. Partia Demokratike të integrojë të rinjtë në sferat e shoqërisë, në art, në kulture. Janë këta të rinj që do ta çojnë Shqipërinë drejt Evropës. Ju faleminderit”.