Rreth 15 autobusë me protestues janë ndaluar të hyjnë në Morinë. Të paktën kështu pretendojnë burime nga Partia Demokratike, të cilët shprehen se policia ka bllokuar kalimin e rreth 15 autobusëve të mbushur me qytetarë, të cilët janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës.
Ndërkohë, ka reaguar edhe policia, e cila thotë se në doganën e Morinës janë ndaluar 7 autobusë. Sipas saj, autobusët janë me studentë nga Mitrovica, të cilët ishin nisur për ekskursion nga Mitrovica drejt Durrësit.
Ndalimi sipas policisë u bë për të verifikuar se destinacioni i tyre ishte Durrësi.