Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Aleksandër Vulin, thotë se është kundër zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Zgjedhjet në Kosovë tash do të jenë justifikim për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë Serbe, ka thënë Vulin.
Ai para gazetarëve tha, se shtyrja e zbatimit të marrëveshjes është një nga mënyrat e autoriteteve në Prishtinë që nuk justifikohet, por zbatimi duhet të ndodh. Më parë për të njëjtën çështje kishte shprehur shqetësim edhe ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, i cili tha se ndërkombëtarët duhet të reagojnë ndaj Prishtinës.