Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, shkarkimi i Drejtorit të FBI-së, ja se çfarë u tha në Washington

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, shkarkimi i Drejtorit të FBI-së, ja se çfarë u tha në Washington

Drejtori i FBI-së, James Comey, po bënte përpjekje të zgjeronte hetimet e agjencisë së tij për marrëveshje të mundshme midis Rusisë dhe fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, pak ditë para se të shkarkohej nga Trump, raportojnë mediat amerikane.

Shtëpia e Bardhë insistoi se Comey është shkarkuar për “gabime” që nuk lidhen me hetimet për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

“Presidenti ka humbur besimin te drejtori Comey dhe, sinqerisht, ai e ka shqyrtuar largimin e tij që nga dita kur është zgjedhur president”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Por, sipas mediave amerikane, Comey i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë para shtesë, për të angazhuar më shumë njerëz në hetimet e që po bën FBI. Comey më pas i ka informuar ligjvënësit për kërkesën e tij për më shumë fonde.

Dick Durbin, demokrat në Senat, tha se nuk është i sigurt se kërkesa e Comeyt nxiti shkarkimin e tij, porse “është e qartë se shkarkimi është përpjekje për të ngadalësuar hetimet”.

Departamenti i Drejtësisë dhe Shtëpia e Bardhë kanë mohuar se Comey ka kërkuar më shumë para dhe se çështja e financimit ka ndonjë lidhje me shkarkimin e tij.

Administrata amerikane ka thënë se pushimi nga puna i Comeyt ka të bëjë me keqmenaxhimin e një hetimi të FBI-së mbi emailet e kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton. Trump ka shprehur habinë përse demokratët nuk e mbështetën shkarkimin e Comeyt për këtë arsye.

Demokratët janë ankuar për hetimin e Clintonit nga Comey, veçanërisht për vendimin e tij që vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të rihapë disa hetime, por ata kanë dënuar shkarkimin e tij, për shkak të rolit kritik të Comeyt në hetimet e Rusisë.

Liderët demokratë në Senat kanë bërë thirrje për emërimin e një prokurori special, për të hetuar Rusinë, pas shkarkimit të Comeyt.

Liderja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se do të përpiqet të detyrojë votimin mbi një ligj që krijon një komision të pavarur për të hetuar çështjen e Rusisë.

Pelosi tha se hetimet duhet të hiqen nga lidershipi i Departamentit të Drejtësisë, i emëruar nga Trump.

Trump është presidenti i parë pas Richard Nixonit që shkarkon një zyrtar të sundimit të ligjit, i cili mbikëqyr hetime që kanë lidhje me Shtëpinë e Bardhë.

Nixon ka shkarkuar prokurorin special që ka udhëhequr hetimet e skandalit Watergate. Furia që ka shpërthyer pas shkarimit të tij ka çuar në dorëheqjen e Nixonit. Dhe, veprimi i Trumpit e lë të pasigurt fatin e hetimeve të çështjes së Rusisë.(REL)

Tags: Drejtorit të FBI-sëSHBATrumpWashington

TË LIDHURA

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë
Bota

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

19:49 | 29/01/2026
Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë
Bota

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

19:11 | 29/01/2026
Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson për programin bërthamor iranian
Bota

Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson për programin bërthamor iranian

18:27 | 29/01/2026
Next Post
Hyn në banesë dhe vjedh Benzin, por tironsi e pëson keq

Hyn në banesë dhe vjedh Benzin, por tironsi e pëson keq

Divjakë, kultivonte bimë narkotike, arrestohet në flagrancë

Divjakë, kultivonte bimë narkotike, arrestohet në flagrancë

Italia pezullon traktatin Shengen për 20 ditë

Italia pezullon traktatin Shengen për 20 ditë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve
Aktualitet

“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

by mirseda
19:51 | 29/01/2026
0

Pas tre ditësh “bllokadë” për shkak të protestës së kamionistëve maqedonas, nga ora 20:00 e mbrëmjes së...

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

19:49 | 29/01/2026
Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

19:20 | 29/01/2026
Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

19:11 | 29/01/2026
Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

18:59 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com