Zbulohen detaje të reja rreth atentatit të mbrëmshëm, që ndodhi në një pikë bastesh në Sarandë.
Mësohet se objektivi i atentatit është Rudin Haxhia, 42 vjeç, ndaj të cilit ka patur edhe 7 atentate të tjera.
Mbrëmë atentati ndodhi menjëherë pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Atletikos. Persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të pikës së bastit me silenciator, por askush nuk është lënduar.
Haxhia është pronar i një diskoje, ndërsa atentatet e tjera të bëra ndaj tij janë si më poshtë:
ATENTATET:
19.02.2008 – plagoset me pistoletë në lagjen nr.4 Sarandë
02.12.2011 – plagoset me Kallashnikov në lagjen nr.1 Sarandë
04.04.2013 – eksploziv poshtë makinës në ecje në Gjirokastër,
18.02.2015 – u plagos me thikë në Sarandë
31.12.2015 -qëllohet me 15 plumba në Sarandë, teksa udhëtonte me makinë, merr 6 plumba në trup por mbijeton.
Tritol ndaj diskos:
Sulmi i parë më datën 05.08.2011
Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë