Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj është parë sot në “Çadrën e Lirisë”, për të mbështetur protestën e opozitës.
Menjëherë pas bashkimit të Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, me opozitën, Ndocaj është shfaqur pranë protestuesve të mbledhur në çadër.
Kaubojsi është fotografuar nga të pranishmit e tjerë, teksa dëgjonte me vëmendje fjalimit e Bashës.
Vetëm një ditë më parë, Ndocaj u prit nga Basha në Selinë Blu, ku partia e tij u shpall zyrtarisht aleate me Partinë Demokratike.