Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Rama u tërhoq nga Kavaja nga frika.
Blushi, gjithashtu ngriti disa pikëpyetje lidhur me 18 qershorin dhe me qeverisjen aktuale të qytetit të Kavajës.
Sakaq, ai shkruan se pas Kavajës çdo mundësi për ta shtyrë 18 qershorin është e hapur dhe çdo mundësi për zgjedhje normale është mbyllur.
EDI RAMA U TËRHOQ NGA FRIKA
Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë. Pse mos tërhiqet edhe nga 18 qershori? Nuk ka asnjë ndryshim. Pyetja është kush ka të drejtë ta qeverisë Kavajën pa zgjedhje?Dhe kush ka të drejtë ta qeverisë Shqipërinë pa zgjedhje?Kjo ishte një tërhiqje nga frika dhe jo nga detyrimi për marrëveshje.
Pas Kavajës çdo mundësi për ta shtyrë 18 qershorin është e hapur dhe çdo mundësi për zgjedhje normale është mbyllur.