Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar lidhur me përgjimin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky përgjim përmbante një bisedë mes politikanëve Spartak Braho dhe Ndre Legisi.
Gazetari Hoxha bën një koment lidhur me këtë përgjim, ku i bën thirrje Berishës të shprehet lirshëm e mos t’i marrë sekretet me vete në varr, ndërsa i kujton atij se “izraelitët kanë gjetur diçka pranë zyrave të Berishës”.
Për çfarë ta ketë fjalën gazetari investigativ?
Reagimi i plotë i Hoxhës:
“Ç’po më shohin sytë dhe ç’po më dëgjojnë veshët kështu!!!Kanë përgjuar Baba Takun?!!! Rrejnë mo rrejnë, s’ka mundësi!!! Por nëse vërtet është dora e Doktorit me “të vetët”, keq është puna. Edhe pse në fakt ky përgjim më duket si mesazh për diçka tjetër më të madhe. Se Doktori flet me kode, është si shahistët rusë, sheh majtas e lëviz djathtas. Po ç’ne iu kujtua tani Baba Taku? Ai ka ikur dhe nga LSI-ja, është në listën e deputetëve të sigurt të PS-ja, pjesë e marrëveshjes Rama-Meta. Apo i bie pragut të dëgjojë dera?!!! Doktori, tani që Meta iku në hallin e vet në presidencë dhe e la në “baltë” Lulin, po jep një mesazh të fortë nga ata mesazhe që vetëm ai di të jap. Ç’të jetë kjo puna e “bajameve”?!!! Se Doktori është nga vendi “Gështenjave” dhe ato i njeh mirë.
Ah, harrova! Nuk më falet, se jo për gjë por jam komshi me fshatin e presidentit të ri, Çepanin. Dhe aty vërtetë bëhen ca bajame të mira. Presidenti i ri ka folur shumë këto ditë për fshatin e lindjes dhe krahinën e origjinës. Për mua mirë ka bërë që ka folur, se e meriton si Çepani, si Skrapari. Edhe pse në fakt PD e ka fituar dy herë rresht komunën Çepan, me kandidat shoferin e fshatit. E çuditshme në të vërtetë, të fitonte PD-ja një nga komunat më të majta. Edhe ku?!!! Në Skrapar. Uroj që Doktori të mos ketë klonuar “Bllokun e zi” të presidentit të ri, dhe “çantën e zezë” të Baba Takut!!! Ndryshe, keq do jetë puna… Po gjithsesi, fol Doktor, fol, shfryhu, …. të bën mirë, të liron. Mos i merr në varr sekretet që di…. Jo për gjë, por ku flet ti, marrin zemër dhe të tjerët….
Ah se desh harrova. Doktor, ata izraelitët që vijnë vërdallë lart e poshtë nëpër Tiranë, kanë hapur fjalë, se diçka kanë gjetur afër zyrave të tua…
Të ketë gisht KY “shahisti i vonuar”?!!! Çudi!!! Vishos nuk i shpëtojnë këto gjëra kollaj!!! Punë izraelitësh Doktor, bëjnë lëmsh dynjanë…”