Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama e la jashtë listës, deputeti i PS-së: Do jem i njëjti që thirri Fatos Nano para 12 vitesh

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama e la jashtë listës, deputeti i PS-së: Do jem i njëjti që thirri Fatos Nano para 12 vitesh

Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit ka shkaktuar pakënaqësira të mëdha.

Një tjetër deputet ka reaguar lidhur me lënien jashtë kësaj liste. Bëhet fjalë për Piro Lutaj, i cili falendëron mallakastriotët që e votuan për tre mandate me radhë.

Gjithashtu, Lutaj u thotë atyre se do të jetë po i njëjti njeri i 12 viteve më parë, kur u thirr në zyrë nga kryeministri i asaj kohe Fatos Nano për t’u bërë përfaqësues i elektoratit të majtë në Kuvend.

POSTIMI I PLOTË I PIRO LUTAJT:

Mirënjohje me përulësi për të gjithë mallakastriotët e mrekullueshëm, fjalëpak e punëshumë, të cilët më besuan dhe votuan si përfaqësues të tyre në Kuvendin e Shqipërisë për 3 mandate rresht, (2005-2009-2013)!

Trëndafili që po postoj është fotografuar 2 ditë më parë në oborrin e shtëpisë së prindërve të mi në Hekal!

Kështu, të qeshur e të gëzuar e dua dhe do ta dua unë në jetë të jetëve çdo qytetar të Mallakastrës, i majtë apo i djathtë qoftë!

Kjo është tradita e familjes time brez pas brezi dhe Mallakastriotet e dinë këtë gjë!

Tek unë nuk ka ndryshuar asgjë, do jem vazhdimisht aty ku kam lindur dhe jam rritur, tek trualli i Sulo Mustafait!

 Për mallakastriotët do të jem po ai djalë, që gati 44 vjet më parë në moshën 14 vjeçare fillova shkollën ushtarake Skënderbej, dola oficer, punova nëpër disa institucione të sigurisë në vend dhe bëra një karrierë deri në Gjeneral Brigade!

Do të jem po ai njeri që fiks si sot 12 vjet më parë, u thirra nga ish-Kryeministri dhe Kryetar i PS së asaj kohe Fatos Nano për të konkurruar e bërë deputet që të përfaqësoja krahinën time në Kuvendin e Shqipërisë!

Gjatë gjithë këtyre viteve (8 në opozite e 4 në mazhorancë) nuk më ka munguar as kurajoja e as aftësia që problemet e panumërta të asaj zone, t’i bëja prezent nga foltorja e Kuvendit apo edhe nëpër institucione shtetërore të të gjitha niveleve.

Kam qenë në çdo moment pranë banorëve të Mallakastrës jo vetëm për evenimente zyrtare, por për ato familjare qofshin për mirë apo për keq !

Po ashtu jam përpjekur që edhe në jetën parlamentare, komisione apo seanca plenare të reflektoj dije, kulturë e profesionalizëm duke përfaqësuar PS në komisionin për Sigurinë Kombëtare bashkë me kolegët e mi të jashtëzakonshëm, Arben Cuko, Xhemal Qefalia, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Anduel Xhindi dhe Shkëlqim Troplini!

Nga ana tjetër, i mirëkuptoj të gjithë ata mallakastriotë që kanë pritur që unë të bëja më shumë për zonën në përgjithësi dhe për secilin prej tyre në veçanti, por kjo është një çështje tjetër!?

Edhe një herë për secilin mallakastriot, kudo qoftë e me kë do qoftë,

Më shume respekt dhe konsideratë

Piro Lutaj

Tags: deputetipiro lutajPS

TË LIDHURA

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet
Aktualitet

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

18:14 | 03/09/2025
Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria
Shqipëria

Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

17:54 | 03/09/2025
Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit
Politikë

Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

17:39 | 03/09/2025
Next Post
Për çfarë u takua Mediu me njeriun e Edi Ramës?!

Për çfarë u takua Mediu me njeriun e Edi Ramës?!

Ndërkombëtarët: Dënojmë sulmin, kriza të zgjidhet përmes institucioneve demokratike

Shqiptarët në mesin e përplasjes SHBA-Rusi në Ballkan

Përçahet PD, Bregu: Basha të hyjë në zgjedhje

Përçahet PD, Bregu: Basha të hyjë në zgjedhje

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime
Bota

Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

by mirseda
18:32 | 03/09/2025
0

Kompania shumëkombëshe farmaceutike Pfizer po mbron transparencën e të dhënave të vaksinës së saj kundër COVID-19 në...

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

18:14 | 03/09/2025
Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja

Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja

17:59 | 03/09/2025
Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

17:54 | 03/09/2025
Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

17:39 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com