Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Kur Charlotte Brontë refuzonte propozimin për martesë  

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Kur Charlotte Brontë refuzonte propozimin për martesë  

Refuzimi i një propozimi për martesë nuk mund të një jetë diçka e lehtë, si për një grua, ashtu edhe një burrë, gjithnjë nëse ata janë të pajisur me të paktën një sasi të vogël ndjeshmërie. Shqetësimi kryesor në fakt duhet të jetë frika e lëndimit të tjetrit apo tjetrës, që ka vendosur të na kërkojë të bëhemi gruaja ose burri i jetës.

E megjithatë, mund të ketë ndodhur, ose mund të ndodhë në të ardhmen, që të përballeni me një propozim martese që vjen nga personi për të cilin keni njëfarë simpatie, por që nuk e doni mjaftueshëm sa të dëshironi të martoheni me të. Në këtë rast, mund të na vijë në ndihmë Charlotte Brontë, e cila e gjeti veten në një situatë shumë të ngjashme.

Në fundin e shkurtit të vitit 1839, ajo pati një propozim martese nga Henry Nussey, ndihmës famullitar në Sussex, të cilin Charlotte e njihte për shkak se ai qe një mik i ngushtë i së motrës Ellen. Në datën 5 mars të atij viti, Brontë i dërgon Henry-t një letër refuzimi, por në të njëjtën kohë shumë të sjellshme, një shembull i artit që “nuk varet nga ju, por nga unë”.

Zotëria im i dashur,

Para se t’i përgjigjesha letrës suaj, do të kisha dashur të kaloja shumë kohë për të menduar mbi objektin e saj, por nga momenti i parë që e mora dhe e lexova, vendosa t’ju kthej përgjigje, pasi m’u duk sikur vonesa do të qe krejtësisht e panevojshme.

Ju jeni të vetëdijshëm se unë kam shumë arsye të ndihem mirënjohëse ndaj familjes suaj, se kam arsye të veçanta për të ndjerë dashuri ndaj të paktën njërës prej motrave tuaja dhe, gjithashtu, se kam respekt të madh për ju. Prandaj, mos më akuzoni për arsye të gabuara, kur po ju them se përgjigja ime ndaj propozimit tuaj është vendosmërisht negative.

Në marrjen e këtij vendimi, unë mendoj se kam dëgjuar më shumë diktatin e ndërgjegjes, sesa atë të mendjes, nuk ndjej asnjë neveri personale ndaj idesë së një bashkimi me ju, por jam e bindur se nuk kam gatishmërinë e duhur për të bërë të lumtur një njeri si ju. Ka qenë gjithmonë zakoni im të studioj karakterin e atyre që kam pasur mundësinë të takoj dhe mendoj se e njoh tuajin, dhe mund ta imagjinoj se cila grua do të ishte e përshtatshme si bashkëshortja juaj.

Karakteri i saj nuk duhet të jetë shumë i fortë dhe origjinal – temperamenti i saj duhet të jetë i butë, devotshmëria e saj e padyshimtë, dhe shpirti i saj i gëzuar, edhe “tërheqjet e saj personale” të mjaftueshme për t’i dhënë kënaqësi syve dhe nginjur krenarinë tuaj.

Sa për më përket, ju nuk më njihni, nuk jam një person i rëndë, i rreptë, gjakftohtë, sikurse mund të mendoni – ju më mendonit romantike dhe (ekscentrike) dhe thoshit se isha satirike dhe (jo e shpenguar).

Gjithsesi, unë e përçmoj gënjeshtrën dhe nuk mëtoj të marrë për burrë një njeri të denjë, për të cilin jam e vetëdijshme se s’mund ta bëj dot të lumtur, vetëm për të arritur statusin e të martuarës dhe ikur stigmës së një beqareshe të stërlashtë.

(…) Lamtumirë! Do të jem gjithmonë e gatshme për të dëgjuar lajme nga ju si një mik.

Më besoni. Sinqerisht,  Charlotte Brontë

Më pas, Charlotte Brontë u martua. Fatlumi qe Arthur Bell Nichols, famullitari i babait të saj dhe që kishte rënë dashuri me të prej disa vitesh. Nuk është rastësi që Currer Bell, ishte pseudonimi mashkullor që ajo përdorte për të qenë e sigurt në fillim të botimeve të saj.

Ne nuk mund të themi me siguri se çfarë do të bëhej me një kryevepër si “Jane Eyre”, nëse Charlotte Brontë do të kishte vendosur të mos e refuzonte propozimin për martesë nga Henry Nussey, duke iu bindur kësisoj diktatit të kohës, por, sigurisht mund ta falënderojmë atë për shkak se nuk ishte shumë bindës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Arthur Bell NicholsCharlotte BrontëHenry NusseyJane Eyremartesë

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Kultura

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

15:23 | 24/12/2025
Kryepeshkopi Joan urim për Krishtlindjen: Gëzuar! Të shpërndajmë dritën e Krishtit
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan urim për Krishtlindjen: Gëzuar! Të shpërndajmë dritën e Krishtit

12:29 | 24/12/2025
Next Post
Napoli mposht Interin, vendos Nagatomo / VIDEO

Napoli mposht Interin, vendos Nagatomo / VIDEO

5 misteret intriguese mbi perceptimin e kohës

5 misteret intriguese mbi perceptimin e kohës

Zijadin Sela i premton Preshevës: Rikthim dhe besnikëri në emër të shqiptarëve

Zijadin Sela i premton Preshevës: Rikthim dhe besnikëri në emër të shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com