Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lulzim Basha: Më 7 maj data e “atakut kardiak” të Republikës së Vjetër

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lulzim Basha: Më 7 maj data e “atakut kardiak” të Republikës së Vjetër

Lulzim Basha po flet në Çadrën e Lirisë, ku akuzoi mazhorancën se ka ofruar qindra mijëra euro për regjistrimin në KQZ të partive të vogla, aleate me opozitën.

Gjithashtu, kreu i PD-së akuzoi Ben Blushin dhe Bamir Topin se kanë bërë pazar me krerët e aleancës qeveritare.

Basha bëri thirrje që më 7 maj të gjithë shqiptarët të shkonin në Kavajë, për të përmbysur Republikën e Vjetër.

Më poshtë fjala e Bashës:

Dje u luajt pazari i fundit i Republikës së Vjetër. Pazari tregon se sa poshtë ka rënë demokracia shqiptare, si është zëvendësuar mundësia e shqiptarëve për të vendosur me votë nga një kupolë kriminale, e cila është pasuruar mbi gjakun, djersën dhe taksat e shqiptarëve.

Dje, një grusht parazitësh që janë paguar me paratë e drogës, nxituan në shkelje totale të ligjit elektoral, të paraqisnin listat e kandidatëve pranë KQZ-së.

Ju duhet ta dini se Republika e vjetër, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona ofroi shuma të majma partive të vogla opozitare për regjistrimin në KQZ. 500 mijë euro iu ofrua vetëm 1 kryetari partie për t’u shkëputur nga opozita, e për t’iu bashkuar komplotit të qytetarëve.

Qindra mijëra euro iu ofruan kryetarëve të partive të tjera, ata thanë jo. Askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Arsyeja e mospranimit ishte e thjeshtë: “Këto para nuk janë paratë tuaja, këto janë paratë e shqiptarëve të papunë. Këto janë paratë e pacientëve shqiptarë, paratë e nxjerra me zor nga prindërit që paguajnë tarifat e rritura të arsimit të fëmijëve. Këto janë paratë e krimit dhe drogës, këto janë paratë e haramit që janë ndërtuar mbi fatkeqësinë e një populli të tërë, ne nuk i prekim këto para, do ju zënë frymën së shpejti. Ky ishte qëndrimi burrëror i aleatëve të Partisë Demokratike. Nuk është heriozëm, por detyrë ndaj do thoni pse kaq shumë falendërime. Sepse në tregun e ndyrë të Republikës së Vjetër vend ka për gjithçka përveç virtytit.

Nga ana tjetër, Ben Blushër, Bamir Topër hanë nga luga e çorbës së Edi Ramës. Ben BLushi, ose Sali Rexhepi është fasada e një pseudo opozite, makijazh për surratin e pamakiazhueshëm të Republikës së Vjetër është në gjunjë e gati të japë shpirt.

Është hera e fundit që unë merrem me ta, dhe këshilla ime është t’i harroni dhe përbuzni të shiturit, shushunjat që u gënjyen dhe u blenë me lekët e drogës në vend që t’i bashkoheshin kësaj kauze.

Data 7 maj, do të jetë data e atakut kardiak të Republikës së Vjetër. Më 7 maj në Kavajën e fisnikërisë, që u ngritën të parët kundër diktaturës me mizorë, Kavaja është në këmbë, Kavaja është e vendosur, por ndryshe nga 11 korriku, më 7 maj Kavaja nuk do të jetë vetëm. E gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë dhe me Kavajën dhe të bashkuar do t’i japim grushtin vdekjeprurës Republikës së Vjetër.

Asnjë fije bari nuk do të preket në Kavajë, por asnjë qytetar nuk do detyrohet në një farsë elektorale sepse një farsë të tillë nuk do të ketë më 7 maj dhe as më 18 qershor në Shqipëri.

Me aktin e djeshëm, me shkeljen e kodit zgjedhor, me derdhjen e milionave të grabitura nga shqiptarët, Republika e Vjetër firmosi aktin e saj të vdekjes.

 

Tags: cadra e liriselulzim basha

TË LIDHURA

Policia ndalon një person për atentatin në autostradën Durrës-Tiranë
Aktualitet

Policia ndalon një person për atentatin në autostradën Durrës-Tiranë

15:31 | 11/08/2025
Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje
Aktualitet

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

13:22 | 11/08/2025
Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

11:50 | 11/08/2025
Next Post
“Bombat” e Metës dhe Vasilit: LSI, forcë e parë politike. Kryeministër të bëhet…

“Bombat” e Metës dhe Vasilit: LSI, forcë e parë politike. Kryeministër të bëhet...

Rrëfehet Meta: Si e priti vajza ime lajmin se do bëhem president

Rrëfehet Meta: Si e priti vajza ime lajmin se do bëhem president

EKSKLUZIVE/ E shkarkuan pas një postimi në FB, gazetari Shkreli: Ju rrëfej të vërtetën

EKSKLUZIVE/ E shkarkuan pas një postimi në FB, gazetari Shkreli: Ju rrëfej të vërtetën

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Policia ndalon një person për atentatin në autostradën Durrës-Tiranë
Aktualitet

Policia ndalon një person për atentatin në autostradën Durrës-Tiranë

by mirseda
15:31 | 11/08/2025
0

Një 46-vjeçar është ndaluar nga Policia e Durrësit, në kuadër të hetimeve për atentatin me armë zjarri...

U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij

U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij

14:50 | 11/08/2025
Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

13:22 | 11/08/2025
Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

11:50 | 11/08/2025
Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

11:18 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com