Xhinset që shihni në foto kushtojnë jo pak, por plot 425$.
Ato cilësohen si veshje pune të forta, tipike amerikane, krijuar nga kompania “Nordstrom” për ata që punojnë fort.
Madje, xhinset kanë njolla të rreme balte dhe çmimi i tyre është vërtet i lartë.
Për këtë arsye, shumë njerëz janë irrituar dhe kanë filluar të tallen në rrjetet sociale.
“Përse të shpenzosh kaq shumë para për xhinse me njolla të rreme balte, kur mund të punosh me xhinset e vjetra për të arritur të njëjtin rezultat?”, ishte një nga komentet e bëra mbi këto pantallona.
Madje, kishte nga ata që thonin se nuk do i vishnin këto pantallona, edhe po t’i kishin falas.
Por, ajo që i irritoi më shumë njerëzit ishte komenti i kompanisë se xhinset paskan njolla të rreme balte për të treguar se ai që i vesh nuk ka frikë të punojë e të bëhet pis.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”66″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]