Vajza 20-vjeçare vuante nga kanceri i kockave, ajo kishte një dëshirë për ditën e saj të fundit.
Ajo ishte e vetëdijshme se kishte edhe shumë pak ditë jetë dhe planifikoi që të mos vdiste si të gjithë të tjerat.
Racine Pregunta nga Filipinet është emri i vajzës, e cila kishte dëshirë që kur të vdiste të vdiste e bukur. Ajo shfaqet në arkivol me grim dhe me flokë të kuruar në mënyrë që askush të mos e shihte të zbehur. Çdo detaj është menduar nga vetë ajo me ndihmën e familjes.
Pamjet janë bërë 5 ditë para se vajza të ndërronte jetë dhe ditën që u largua nga jeta, motra e saj shkroi se dëshira e saj e fundit u realizua: ‘Të vdiste e bukur!’