Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Hajdari: Inspektimet online, së shpejti edhe në Maqedoni

9 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Hajdari: Inspektimet online, së shpejti edhe në Maqedoni

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, thekson se inspektimet online, tashmë, do të shtrihen edhe në Maqedoni.

Në takimin e zhvilluar me kryetarin e Këshillit të Inspektorateve të Maqedonisë, Vlatko Ilievski, u ra dakord që Inspektorati Qendror të japë kontributin e tij në hartimin e përmirësimin e listave të verifikimit, si dhe të ndihmojë Këshillin e Inspektorateve të Maqedonisë për futjen së shpejti të inspektimit online edhe në Republikën e Maqedonisë.

Nga ana e tij, Vlatko Ilievski theksoi sfidat e vendit të tij në fushën e inspektimeve. Sipas tij, aktualisht në Maqedoni ka 28 Inspektorate dhe status të përcaktuar për inspektimet online “e-Inspektorat”. Ai vuri në dukje se megjithëse Maqedonia ka shënuar progres në fushën e trajnimit dhe të certifikimit të inspektorëve, po punon për hartimin dhe përmirësimin e listave të verifikimit dhe dokumenteve standarde. Por, me gjithë përkufizimet në ligj, ende nuk janë ndërtuar aplikacionet dhe sistemet që bëjnë të mundur inspektimet online “e-Inspektorat”.

“Krahas punës për rritjen e efikasitetit dhe transparencës së punës së Inspektorateve Shtetërore e atyre të Qeverisjes vendore, Inspektorati Qendror ka punuar e po punon edhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe sjelljes së përvojës e praktikave më të mira evropiane në fushën e Inspektimeve me vendet e rajonit e me gjerë. Sot në datën 19 Prill 2017, në ambientet e Inspektoratit Qendror ishin për vizitë me ftesë të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Shkëlqim Hajdari, Kryetari dhe Presidenti i Këshillit të Inspektorateve të Republikës së Maqedonisë z. Vlatko Ilievski, bashkë me anëtarët e Këshillit z. Fitim Lloga dhe z. Qeramedin Selimi. Vizita kishte si synim ndërtimin e urave të bashkëpunimit me qëllim shkëmbimin e përvojave e praktikave më të mira në fushën e inspektimeve. Po ashtu, takimi ishte me diskutime të hapura e të frytshme midis ekspertësh për njohjen e shkëmbimin e praktikave, e të certifikimeve, të procedurave dhe të standardeve në fushën e inspektimit të ushqimeve, ilaçeve, si dhe të fushave me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Përgjithshëm.  

Reforma në inspektime

Gjithashtu në takim u evidentua, se reforma në inspektime është një proces i vështirë e delikat, proces në të cilin duhen njohur e shkëmbyer përvojat e praktikat më të mira jo vetëm në nivel evropian, por edhe midis vendeve fqinje me problematika e sfida të përbashkëta. Po ashtu, realizimi me sukses i inspektimeve online nga ana e Inspektoratit Qendror, fuqizimi i kartës së inspektorit, trajnimi i vazhdueshëm e certifikimi janë, midis të tjerave, çështje me interes, ku vendi ynë ka shënuar progres.

Takimi u finalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit  e Bashkëpunimit (MiM) midis dy institucioneve homologe të dy vendeve, pika të rëndësishme të së cilës do të jenë njohje dhe shkëmbimi i certifikatave, procedurave e dokumentacioneve për inspektimet në të dyja vendet, shkëmbimi i ekspertëve dhe i përvojave më të mira, si dhe rakordimi i përpjekjeve të përbashkëta për lehtësimin e barrës së biznesit e rritjes së efikasitetit të trupave të inspektimit në të dyja vendet.

“Inspektimet online, me dokumente të standardizuara e lista verifikimi standarde e transparente, me akt administrativ të lëshuar në vendin e inspektimit janë çelësi i duhur për luftimin e korrupsionit dhe praktikave klienteliste në fushën e inspektimeve në të dyja vendet. Memorandumi i nënshkruar i mirëkuptimit do t’i shërbejë rritjes së tregtisë e shkëmbimeve midis të dyja vendeve, si dhe përmirësimit të klimës së biznesit, për ta bërë rajonin e Ballkanit Perëndimor më tërheqës ndaj investimeve të huaja. Këshilli i Inspektorateve të Republikës së Maqedonisë, duke shprehur vlerësimin për arritjet e sfidat e Inspektoratit Qendror u angazhua për projekte të përbashkëta si në nivel ndërshtetëror ashtu edhe në nivel të Komisionit Europian me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor e rregullator në fushën e inspektimeve, si dhe implementimin së afërmi të sistemit elektronik për inspektimet online”, përfundon njoftimi.   

TË LIDHURA

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë
Politikë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA
Politikë

Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA

20:44 | 10/12/2025
Ambasada amerikane: Duman vendos standard për SPAK dhe bashkëpunim me SHBA
Aktualitet

Ambasada amerikane: Duman vendos standard për SPAK dhe bashkëpunim me SHBA

19:46 | 10/12/2025
Next Post
Bujar Leskaj dekorohet me Urdhrin “Kryqi kalorsiak” në Poloni

Bujar Leskaj dekorohet me Urdhrin “Kryqi kalorsiak" në Poloni

Zbulohet emri i rivalit të PS-së për Bashkinë e Kavajës

Zbulohet emri i rivalit të PS-së për Bashkinë e Kavajës

Mars 2017, INSTAT: Rritet rreth 11% numri i aksidenteve rrugore, ulet numri i viktimave

Mars 2017, INSTAT: Rritet rreth 11% numri i aksidenteve rrugore, ulet numri i viktimave







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

by mirseda
22:48 | 10/12/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e paqes për Ukrainën. Në një reagim të...

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com