Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ish-ministri Manjani thumbon Vlahutin: Ambasadoricë që kërkoi referendum

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ish-ministri Manjani thumbon Vlahutin: Ambasadoricë që kërkoi referendum

Votimi pro referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi ka sjellë reagim në mbarë botën, ndërsa nuk ka munguar as një koment i ish-ministrit Manjani mbi këtë çështje.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se “Erdogan ia hipi keqas shtetit turk”, ndërsa shton se ai është bërë “vetë Ali, e vetë Kadi”.

Duke e parë si kthim në kohë për turqit, votimin e këtij referendumi, Manjani paralelizon situatën politike në vendin tonë, duke këmbëngulur që të mos shkohet në referendum.

Jo vetëm kaq, por Manjani thumbon Romana Vlahutin, teksa përmend braktisjen e idesë së referendumit nga një “ambasadoricë”.

Më poshtë statusi i plotë i Manjanit:

Kohë e keqe!

Rexhep Tahipi fitoi një referendum që ia hip keqas shtetit Turk! Tashmë ai është Sulltan. Vetë shkrun e vetë vulos. Vetë Ali e vetë Kadi!

Modeli i sulltanatit të Xhepit, duket se frymëzohet më shumë nga modeli Carist i Putin. Emëron e shkarkon qeverinë, por edhe gjykatësit! Fiks vetë Ali e vetë Kadi!

Asnjë lidhje me modelin perëndimor të ndarjes së pushteteve dhe funksionimit të shtetit neutral! Skemë kjo e pëlqyer nga çdo sundimtar, i madh apo i vogël!

Një Referendum dhe cdo gjë përmbyset! Kjo ishte edhe skema rezervë e miratimit të reformës sonë në drejtësi! Injorim i dialogut, shmangie e konsensusit dhe çuarje e Paketës Kushtetuese në referendum! Me një “po” ose “jo”, do të duhej të shprehej populli! Njësoj si në Turqi!

Çështja është se një fletë votimi me “po” ose “jo” është shumë pak për t’u shprehur për fatin e Republikës. Anëtarët e një Republike që nuk lejohen të flasin dhe as te mendojnë lirisht, që nuk zgjedhin asgjë, por thjesht votojnë, nuk mund të vendosin as me Referendum!

Të paktën ne gjetëm disi një mirëkuptim politik dhe u braktis ideja e frikshme e Referendumit! Ide e cila mbrohej me zell të lartë nga një ambasadoricë, që nuk përfaqëson aspak vlerat e organizatës perëndimore për të cilën punon!

Nuk them se teksti i kushtetutës së ndryshuar ishte brilant, përkundrazi! Por ruajtëm kufinjtë e bashkëpunimit politik në çështje të funksionimit të shtetit, i cili nuk është pronë e drejtuesve të sotëm! Dhe nuk është as i drejtuesve të ardhshëm!

Dikush thotë se po na bllokon opozita. E vërtetë është, por mund të ishte bërë vettingu i sundimtarit dhe sot do ishim duke bërë prova për parakalimin e 1 Majit, para Kryeministrisë!

Kushtetuta dhe konsticionalizmi si parim i ligjshmërisë së një shteti demokratik, janë garanci që ndalojnë sulltanatin, Carizmin e çdo model tjetër të ngjajshëm, përfshi edhe modelin e drejtimit të shtetit me “guvernatorë të pa emëruar”!

Referendumet kushtetuese në këto kushte përfundojnë si në Turqi! Çimentoset në pushtet lideri, jo demokracia e “po”-së referendare! Erdogani bëri rrugë, ura, shkolla, kopshte e çerdhe. Bëri industri e ushtri, luftë e paqe! Sundoi me këto gjëra në Turqinë demokratike! Gjithandej kështu thonë: bëri investime!

Puna është se demokracia nuk matet me investime e as me harxhime qeveritare! Demokracia nuk ka çmim! Televizorin me ngjyra e futi edhe Enver Hoxha tek ne, por sistemi politik kishte vetem dy ngjyra: bardh e zi!

Pra nuk janë investimet ato që masin sistemin politik! Janë liritë e të drejtat politike të njerëzve ato që përcaktojnë sistemin! Cilido që krenohet se ka bërë investime, rrugë e gjëra si këto është i rrezikshëm!

Është i rrezikshëm se kërkon të sundojë! Kulmi është që sundon me paratë e njerëzve, se rrugë e sheshet nuk bëhen me paratë e xhepit të sundimtarit!

Kështu ndodh gjithmonë me sundimtarët, sa herë që flasin me shifra investimesh, metra katrorë ndërtimesh, kosto të reduktuara (gjoja) administrative, përqindje më të larta krahasimesh me një të shkuar e të tjera si këto. Arritje boshe, sepse ushqejnë vetëm propagandën e sundimtarit!

Në shtet të propagandës politika e dialogut dhe parlamenti janë në krizë! Janë në krizë, sepse udhëheqësit e injorojnë rregullisht debatin, mbyllin çdo gojë kritike, sundojnë mbi deputetet (të cilët i vënë për t’i sunduar). Zgjedhjet i fiton gjithnjë i forti.

Ndërkohë propaganda flet për investime kolosale dhe për një jetë më të mirë se koha e shkuar! Kur nuk ja del me këto mjete fillon edhe gjetja e armikut të brendshëm e të jashtëm!

Fiks si në Turqinë e sotme të Rexhepit që ja-hipi shtetit e shoqërisë Turke, me një “po” referendare!

Ra ky referendum në Turqi e na u kujtuan ca gjëra të ngjajshme…

Nuk është aspak antidemokratike të urosh: mos ndodhtë kurrë një referendum i tillë tek ne!

Kemi plot gjëra të tjera për të rregulluar që të mos vijmë edhe ne tek ky referendum!

Si fillim kemi zgjedhjet e lira në radhë…

TË LIDHURA

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar
Aktualitet

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar

08:14 | 17/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 17/07/2025
Rama pret Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Mik i vjetër e i shtrenjtë i popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve! Çfarë u diskutua në takim
Politikë

Rama pret Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Mik i vjetër e i shtrenjtë i popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve! Çfarë u diskutua në takim

08:11 | 17/07/2025
Next Post
Takimi Koenders-Bushati: Zbatoni vettingun, ne mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Takimi Koenders-Bushati: Zbatoni vettingun, ne mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

GJIROKASTËR/ U hodh nga kati i dytë i spitalit, zbardhen shkaqet e vetëvrasjes së 63-vjeçarit

GJIROKASTËR/ U hodh nga kati i dytë i spitalit, zbardhen shkaqet e vetëvrasjes së 63-vjeçarit

Bletët i zë hashashi, shënohen 60 mln euro humbje

Bletët i zë hashashi, shënohen 60 mln euro humbje

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar
Aktualitet

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar

by mirseda
08:14 | 17/07/2025
0

Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur aksioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 17/07/2025
Rama pret Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Mik i vjetër e i shtrenjtë i popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve! Çfarë u diskutua në takim

Rama pret Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Mik i vjetër e i shtrenjtë i popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve! Çfarë u diskutua në takim

08:11 | 17/07/2025
Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

08:08 | 17/07/2025
Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

08:02 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com