Reali i Madridit ka dhuruar një ndeshje me emocione, teksa u gjend në vështirësi kundër Sporting Gijon-it.
Isco ishte lojtari i ndeshjes pasi shënoi dy gola, të cilët i dhuruan madrilenëve 3 pikët. Sporting Gijon kalon e para në avantazh, por Isco barazon shumë shpejt me një super gol.
Me fillimin e pjesës së dytë, Gijon kalon përsëri në epërsi, por që barazohet në minutën e 60 nga Morata, i cili çoi në rrjetë një krosim të bukur të Danilos.
Kur u duk se çdo gjë po mbyllej, Isco shënon në minutën e 91-të, duke i dhënë epërsinë Realit të Madridit. Madrilenët tani presin të qetë sfidën Barcelona–Real Sociedat.