Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Hakmarrja” e Ilir Metës

9 vjet ago
in Të Gjitha

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, gjate ceremonise se promovimit te librit te gazetarit Blendi Fevziu, "Ahmet Zogu, Presidenti qe u be Mbret"./r/n/r/nAlbanian speaker of Parliament Ilir Meta, during the inauguration ceremony of the book, "Ahmet Zogu, the President who became King", of journalist Blendi Fevziu.

Nga Blendi FEVZIU

E mbani mend Ilir Metën në Prill 2008? Me mëngët e përveshura dhe me llërët e nxira nga shiringat e serumit. Me mjekrën e parruar, ngujuar brenda sallës së Parlamentit në një grevë të gjatë urie? I vetëm, me disa parti të vogla kundër kurthit që i kishin ngritur dy të mëdhenjtë, PS dhe PD. I bindur që donin ta eleminonin politikisht, madje me dy parti të mëdha të bindura që ndryshimet kushtetuese do ta linin tashmë jashtë një herë e përgjithmonë. Atë dhe partitë e tjera të vogla. U duk vërtet sikur Meta u zhduk në atë kohë. E bashkë me të edhe disa parti të tjerë.

Por më 2009 Meta arriti të mbijetojë. Fati e solli që PD të kishte nevojë së paku për një votë më shumë sepse ishte ndaluar në vijën e kuqe, plot 70 vota. Mjaftueshëm që mos ta lejonte PS dhe LSI të bëheshin bashkë, por pamjaftueshëm për të krijuar edhe ajo qeveri. Mandatet e Metës u bënë të arta.

Qeverisja me PD e fuqizoi LSI dhe më 2013, një nga dy forcat që kishte tentuar ta elemoninte, PS, e ftoi në koalicion. Zgjedhjet e nxorrën Metën edhe më të fortë. Tashmë ai nuk kishte më mandatin e artë që bënte diferencën por disa mandate të domosdoshme që PS të bënte numrin magjik 71. Kjo i dha edhe një lloj autonomie brenda mazhorancës.

Në zgjedhjet lokale të 2015 edhe PD nisi ta kuptojë që Meta ishte një faktor i rëndësishëm për të ndryshuar ballancën qeverisëse. Fuqizimi i Metës ishte krejt në drejtim të kundërt me atë që i kishin parashikuar atij në vitin 2008. Jo vetëm që nuk u rrudh, nuk u shua, por u fuqizua më shumë. Sistemi jo vetëm që nuk u bë dy partiak, por u kthye në një sistem që e vendos një parti dhe kryesisht Meta. Të dy forcat politike u panë të flirtojnë për të fituar simpatinë dhe vëmendjen e Metës.

Një moment, në vjeshtën e 2015 u fol sikur Rama dhe Basha mund të gjenin një marrëveshje për të siguruar pavarësinë nga LSI apo partitë e tjera të vogla, përmes primit. Por e gjitha kjo rezultoi një bllof. Me gjasë nuk pati as negociata dhe as mesazhe të shkëmbyer, por Meta e mori të mirëqënë dhe filloi reagimin ndaj Ramës. E detyroi këtë të fundit të fluturonte nga Nju Jorku direkt në zyrën e aleatit të tij dhe ta qetësonte për fjalët e përhapura. Që nga ai moment mes Ramës dhe Metës nuk pati as paqe dhe as qetësi. Më shumë se sa për bashkëqeverisjen, të dy u kujdesën që t’ja bëjnë më të vështirë jetën politike tjetrit.

Sot, janë në një moment kur qëndrimi i LSI është sërish deçiziv. LSI ka në dorë zgjedhjet e ardhshme. Dhe në këtë rast me të po bashkohet edhe PDIU. Ideja që po qarkullon për një marrëveshje direkt PS – PD është përveçse një fake neës, edhe një ide malinje. Basha s’ka as nevojë dhe as fuqi të hyjë në një marrëveshje të tillë, në një moment që Meta i dha oksigjen dhe legjitimitet kërkesave të tij. Kjo nuk është çështje pazari, por parimi.

E duam apo jo, e pranojmë apo jo, Meta është sot faktori kryesor për stabilitetin politik në vend. Me gjithë kritikat që vijojnë për të. Kjo është në fakt “Hakmarrja e Metës”. Hakmarrja ndaj atij momentit të Prillit 2008, plot 9 vjet më parë, kur dy të mëdhenjtë i bashkuan për ta zhdukur nga skena politike. Dhe kur pak vetë besonin se ai do mbijetonte. Por Meta mbijetoi. Duke dashur ta zhdukin, për fat të keq e bënë atë më të fortë. I dhanë në dorë çelsat e stabilitetit politik në vend dhe mandatet e artë të balancës politike. Ndaj kjo është sot, Hakmarrja që Meta kishte premtuar në Prill 2008…/ Opinion.al

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Rondalo, Bale dhe Kroos lihen pushim për Atletikon

Rondalo, Bale dhe Kroos lihen pushim për Atletikon

Vajza e Jozefina Topallit revoltohet kundër kolegëve të së ëmës

Vajza e Jozefina Topallit revoltohet kundër kolegëve të së ëmës

Skandal / I “plasin” ujërat e zeza, portit të Durrësit

Skandal / I "plasin" ujërat e zeza, portit të Durrësit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com