Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

PS votoi në mungesë të opozitës, u miratuan ndryshimet në projektligjin për arsimin dhe Gardën

1 muaj ago
in Aktualitet, Politikë

Tensionet shoqëruan seancën maratonë të së enjtes edhe në orët e vona të mbrëmjes.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u përjashtua nga seanca, pasi bllokoi foltoren, duke bërë që të ndërhynte garda. Pas disa vërejtjeve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e përjashtoi.

Pas disa minutash ndërprerjeje, seanca rinisi mes kaosit, pasi Boçi nuk zbatoi vendimin për t’u larguar nga salla. Opozita vijoi revoltën në grup dhe u largua nga seanca, pasi Peleshi nuk tërhoqi vendimin për Luçiano Boçin.
Diskutimet për rendin e ditës vijuan vetëm me përfaqësuesit e mazhorancës, të cilët miratuan me votat e tyre të gjitha projektligjet e propozuar nga socialistët. Ndërkohë, me propozim të kreut të grupit socialist, Taulant Balla, projektligji i propozuar nga opozita për taksat kombëtare, që synonte uljen e çmimit të naftës, u shty për në seancën e radhës.

Sakaq, në mungesë të deputetëve opozitarë, mazhoranca miratoi me 76 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin për krijimin e Agjencisë së Arsimit.

Kuvendi miratoi gjithashtu me 77 vota pro në tërësi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, ‘Për Gardën e Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”.

Me këto ndryshime ligjore, mazhoranca synon të rikthejë formulën e mëparshme të emërimit të drejtuesve të Gardës së Republikës, duke hequr dorë nga procesi i konkurrimit dhe duke parashikuar emërim të drejtpërdrejtë nga Kryeministri, me propozim të ministrit të Brendshëm.

Pas 12 orësh diskutime e debate, seanca plenare u mbyll me një minutë heshtje në nder të akademikut të njohur, Rexhep Qosja, që u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

TË LIDHURA

Kryesore

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

16:23 | 06/06/2026
Aktualitet

Policia njofton masat për ndeshjen me Luksemburgun dhe protestën për Zvërnecin

16:05 | 06/06/2026
Next Post

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Veliajn, shkak njoftimi i parregullt i kryebashkiakut

Ngjarje e paqartë në Kurbin, 35-vjeçari i plagosur me armë zjarri mbërrin në Tiranë

Kamioni përplaset me motomjetin në Tiranë, vdes drejtuesi, plagoset edhe një punonjës policie







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

by mirseda
16:49 | 06/06/2026
0

Skena tronditëse u panë sot në Ankara kur një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare, e...

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

16:23 | 06/06/2026

Policia njofton masat për ndeshjen me Luksemburgun dhe protestën për Zvërnecin

16:05 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com