Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Skllavet” e kanabisit, zbulohen pagesat e grave në parcela, skema e rekrutimit dhe transportit

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
“Skllavet” e kanabisit, zbulohen pagesat e grave në parcela, skema e rekrutimit dhe transportit

Furgoni që bënte shoqërimin e tyre drejt pikave të punës nisej nga Kamza në orën 5 të mëngjesit. Shoferi i fugonit i pyeste nëse ishin për punë dhe gratë hipnin në automjet. Ata shkonin në Shkodër dhe aty furgoni i linte dhe tregonte se do të vinte dikush tjetër që ti merrte.

Një pjesë e grave nuk njiheshin me njëra-tjetrën, por qëllimi i transportit të tyre ishte i përbashkët, nevoja ekonomike për të mbajtur familjen. Pagesat për punën, varionin nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë në ditë.

Janë pyetur shtetaset që janë gjetur në banesën e Zef Gjonit dhe në deklarimet e tyre sqarojnë se nuk kanë lidhje me ato çfarë dyshohen, por kanë shkuar për të punuar në sherebelë, pasi kanë nevoja ekonomike dhe se nuk njohin asnjë person, apo organizator, por kanë dëgjuar se në fshatrat ku jetojnë se kërkonin punëtorë në Shkodër për sherebelë.

Procedimi i rastit të fshatit Bardhaj, në fakt është bashkuar me një tjetër rast në qytetin e Shkodrës. Një operacion i rëndësishëm i policisë së këtij qyteti në fshatin Vallas, në Oblikë. Në një distancë 100 metra nga xhamia, uniformat blu konstatuan parcela të mbjella me rreth 32 mijë rrënjë kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të ambienteve të përshtatura për kultivimin e kësaj bime është konstatuar një sasi totale prej 246 kilogramësh e gatshme për treg. Lidhur me këtë operacion, u vunë nën akuzë të paktën 16 persona.

Më specifik është rasti i familjes Dahati. Besimi së bashku me dy djemtë e tij, Izmirin dhe Sametin, u identifikuan si kultivuesit kryesorë të parcelave me rreth 32 mijë bimë.

Policia më pas i është drejtuar banesës së fundit të fshatit, që është e kryeplakut Xhevahir Tahiri, një banesë e braktisur prej vitesh. Atje kanë vënë re një hapësirë të përshatur për tharjen e kanabisit. Në njërën nga dhomat e shtëpisë ishin shtuar dyshekë dhe gjendeshin rroba apo çanta të ndryshme, kryesisht gjëra të nevojshme për gra. Në dosje sëarohen edhe momentet se si njëri prej perosnave të implikuar ua hodhi punonjësve të policisë dhe arriti të largohet.

‘Në një moment shtetasi Arian Popa ka deklaruar se ka dhe kushëririn e tij në mal dhe i ka kërkuar telefonin policisë për ta telefonuar. Në momentin që i është dhënë telefoni ka vrapuar menjëherë në drejtim të pyllit, pavarësisht ndjekjes duke përfituar nga bimësia e denduar ka arritur të largohet’

Deklaratat e të arrestuarit në flagrancë Ardjan Tahiri kanë zbuluar dhe organizimin e punës. Sipas tij, Admir Selgjekaj ishte personi kryesor që kishte sponsorizuar dhe drejtonte punën e parcelave të kanabisit i ndihmuar nga Arian Popa. Ky i fundit merrej me furnizimet dhe rekrutimet e punëtorëve. Një tjetër dëshmi e fortë e Ardjan Tahirit lidhej dhe me gratë e hashashit që punonin në parcelat e tyre në fshatin Vallas. Sipas tij, aty kanë qenë rreth 70-80 gra që punonin me krasitjen e bimës, për të nxjerrë boçet nga kërcelli dhe për ti lënë të thahen. Ai ka pranuar se nuk e di se kush kanë qenë gratë që janë rekrutuar.

Policia nga kqyrja e vendit ka arritur në përfundimin se deklarimit e Tahirit mund të ishin të sakta, pasi në ambientet e përshtatura mund të ishin rreth 70 ambiente të përshtatura për vende fjetjeje. Tahiri ka deklaruar se personi që rekrutonte gratë është pikërisht e intervistuara jonë./ Top Channel

TË LIDHURA

Salianji i përgjigjet Berishës: Sulmet ndaj ndërkombëtarëve i shërbejnë Ramës!
Aktualitet

Salianji i përgjigjet Berishës: Sulmet ndaj ndërkombëtarëve i shërbejnë Ramës!

14:16 | 16/03/2026
Kushtetuesja shqyrton “arrestin me burg” për Veliajn, avokatët: Paraburgimi ka kaluar çdo afat!
Aktualitet

Kushtetuesja shqyrton “arrestin me burg” për Veliajn, avokatët: Paraburgimi ka kaluar çdo afat!

14:15 | 16/03/2026
Berisha: Rrezikohen marrëveshjet me BE, Rama bëri akt të rëndë me Serbinë!
Aktualitet

Berisha: Rrezikohen marrëveshjet me BE, Rama bëri akt të rëndë me Serbinë!

12:45 | 16/03/2026
Next Post
I akuzuar për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

I akuzuar për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

Makina përmbyset në kanalin me ujë! Plagosen 3 adoleshentë

Aksident rrugor në afërsi të mbikalimit të Patokut! Raportohet për tre të lënduar

I dënuar për masakrën në Urën Vajgurore, rrëzohet kërkesa e Fran Marashit për kundërshtimin e Regjimit të Posaçëm

I dënuar për masakrën në Urën Vajgurore, rrëzohet kërkesa e Fran Marashit për kundërshtimin e Regjimit të Posaçëm







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Bllokada në Kuvend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare 121 mln € në Kosovë
Rajoni

Bllokada në Kuvend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare 121 mln € në Kosovë

by mirseda
14:30 | 16/03/2026
0

Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovës...

Salianji i përgjigjet Berishës: Sulmet ndaj ndërkombëtarëve i shërbejnë Ramës!

Salianji i përgjigjet Berishës: Sulmet ndaj ndërkombëtarëve i shërbejnë Ramës!

14:16 | 16/03/2026
Kushtetuesja shqyrton “arrestin me burg” për Veliajn, avokatët: Paraburgimi ka kaluar çdo afat!

Kushtetuesja shqyrton “arrestin me burg” për Veliajn, avokatët: Paraburgimi ka kaluar çdo afat!

14:15 | 16/03/2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

14:13 | 16/03/2026
Kërkesa e Trump për NATO-n në Hormuz refuzohet nga Gjermania dhe Britania

Kërkesa e Trump për NATO-n në Hormuz refuzohet nga Gjermania dhe Britania

13:19 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com