Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I dënuar për masakrën në Urën Vajgurore, rrëzohet kërkesa e Fran Marashit për kundërshtimin e Regjimit të Posaçëm

12 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
I dënuar për masakrën në Urën Vajgurore, rrëzohet kërkesa e Fran Marashit për kundërshtimin e Regjimit të Posaçëm

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit për kundërshtimin e vendimit të Ministrit të Drejtësisë, i cili e vendoste atë në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.

Sipas vendimit të trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erjon Bani, kërkesa e Marashit u shpall e papranueshme për shkak të mosparaqitjes së tij në seancë. Për pasojë, ai do të mbetet nën regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave, sipas urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 620, datë 13.12.2024.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore t’i ngarkohen kërkuesit. Marashi ka të drejtë të ankimojë këtë vendim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi i GJKKO:

1. Kërkuesi Fran Marashi me datë 06.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kundërshtim i urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”, bazuar në Ligjin Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 470/1 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 37, datë 17.03.2025, vendosi:
1. Papranueshmërinë e kërkesës penale me numër 37 rregjistri themeltar, datë
rregjistrimi 06.01.2025, me kërkues Fran Marashi, me objekt: Kundërshtim i
urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në
regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të
burgosurit Fran Marashi”, për shkak të mosparaqitjes së kërkuesit.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga
e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 17.03.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

TË LIDHURA

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

22:31 | 08/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
Zgjedhjet e 11 majit, Balla: Në mandatin e ardhshëm transport publik për nxënësit, shkollat me labortaorë inteligjentë

Zgjedhjet e 11 majit, Balla: Në mandatin e ardhshëm transport publik për nxënësit, shkollat me labortaorë inteligjentë

Paraqitje pozitive, Laçi në formacionin e javës në Çeki

Paraqitje pozitive, Laçi në formacionin e javës në Çeki

Pas rënies së ndjekësve në rrjete sociale, reagojnë familjarët e Eglit!

Pas rënies së ndjekësve në rrjete sociale, reagojnë familjarët e Eglit!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com