Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kastriot të Dibrës, ku një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndër të cilët njëri është në gjendje kritike për jetën.
Ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë dhe kanë transportuar një prej të plagosurve me helikopter drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, dhe paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë ose kushtet e rrugës.