Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Vula e PD i kaloi Berishës, “Duhet parti e re”, Kulluri më i vendosur se kurrë: Bashkim me Saliun nuk ka pasur e nuk do të ketë

2 vjet ago
in Politikë
Vula e PD i kaloi Berishës, “Duhet parti e re”, Kulluri më i vendosur se kurrë: Bashkim me Saliun nuk ka pasur e nuk do të ketë

Vendimi i Apelit për të kaluar vulën e Partisë Demokratike në duart e Sali Berishës, i cili krahas peshës së non gratës, ndodhet në arrest shtëpie prej 6 muajsh për korrupsion, ka futur në dilemë grupin që mbështet Lulzim Bashën: nëse duhet t’i bashkohen PD-së apo të përkrahin projektin e ri të demokratëve euro-atlantikë të ish-kryetarit, imazhin e të cilit tashmë e gjen edhe në zyrat me qira të tij, me një slogan të ri, “Shqipëria meriton më shumë”.

Në një intervistë për emisionin “Sot Live ne Shqiperi” ne Repor Tv ish sekretari i marrëdhënieve me publikun e PD-së, Edvin Kulluri hedh tezën e vijimit të partisë por me drejtim kolegjial, jo më të Bashës.

“Ka tre rrugë që kanë mbetur.

Të pezullojmë aktivitetin politik.
Të bashkohesh me foltoren.
E treta të krijohet një parti serioze e djathtë me këtë strukturë që ishte që ka marrë 104 mijë vota e ka potencial të rritet me 200 mijë vota.

Rruga më e drejtë është kjo e fundit. Bashkim me Sali Berishën, nuk ka pasur e nuk do të ketë. Të lësh politikën nuk është opsion. Politika nuk është çështje personale, dhe as dëshirash të individit . Kush kërkon të merret me politikë duhet të vijojë duke reflektuar nga ajo që është bërë mirë dhe atë që është bërë keq.

Mirë është bërë lufta për zbatimin e dy vendimeve të gjykatës Kushtetuese, listat e hapura dhe vota e emigrantëve.

E rëndësishme është që kjo parti të ketë një drejtim kolegjial. Ajo që ndodhi me gjyqin ka një përgjegjësi hirearkike dhe Basha ka përgjegjësinë më të madhe.

Duhet të bëhet patjetër një parti e qartë e djathtë, bazuar në progamin që u prezantua në qershor por duhet një drejtim kolegjial i partisë me një grup prej 3 – 5 vetash të luajnë rolin e kryetarit me kolegjialitet.

Nuk duhet të ketë një kryetar në këto kushte. Duhet një përgjegjësi më kolektive se individuale.

Po të shohim cështjen e PD-së Berisha-Basha – Basha-Berisha nuk ka çuar askund në vitet e fundit. Nuk u tregua vendosmëri të duhur për të bërë betejën politike që Sali Berisha kishte bërë me ne. Ne nuk e bëmë me të.

Ky është mendimi im. Basha mund të mos jetë dakord por më rezulton se një pjesë e madhe e degëve dhe anëtarët e kryesisë ndajnë të njëjtin qëndrim si unë pasi kemi diskutuar privatisht. Drejtimi në këtë mënyrë është më racionale. Duhet një përfaqësim më kolegjial e secili të shikojë rolin e tij. Dhe mbi të gjitha të reflektosh nga historia që të mos bëjmë gabime që kemi bërë më parë”, tha Kulluri.

Kulluri fton dhe partitë e vogla të bashkohen. Ka dhe një mesazh sa i takon largimit të deputetëve, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano.

“Uroj që Sali Berisha të ndjejë mëshirë e ti vërë në lista të sigurta fituese. Kam dyshim se nuk do të ndodhë. Është kalkulim i gabuar. Agjenda duhet të ecë përpara, me ose pa dy deputetë”, shtoi Kulluri.

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet
Politikë

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

20:06 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë
Politikë

Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë

18:23 | 11/03/2026
Next Post
Merr flakë makina rrugës për Sarandë, turisti spanjoll e kishte marrë mjetin me qira

Merr flakë makina rrugës për Sarandë, turisti spanjoll e kishte marrë mjetin me qira

E rëndë, masivi shkëmbor bie mbi makinë, raportohet për të plagosur në afërsi të Shkallës së Tujanit

E rëndë, masivi shkëmbor bie mbi makinë, raportohet për të plagosur në afërsi të Shkallës së Tujanit

Mbeti aksidentalisht vetëm në banesë, shpëtohet foshnja 6 muajshe në Berat

Mbeti aksidentalisht vetëm në banesë, shpëtohet foshnja 6 muajshe në Berat







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com