Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tragjike në Shkodër, humb jetën 23-vjeçarja pasi konsumoi fostoksinë

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Tragjike në Shkodër, humb jetën 23-vjeçarja pasi konsumoi fostoksinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme. Sipas policisë shtetasja S.H, 23 vjeçe ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë.

Ajo u dërgua fillimisht në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi të mbijetone.

Shkodër/Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjeksore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Rastet e vetëvrasjeve me fostoksinë janë shtuar frikshëm në vendin tonë gjatë javëve të fundit.

Ditën e sotme, 21 shkurt, një 62 vjeçe u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi kishte konsumuar fostoksinë. Fatmirësisht ajo ndodhet nën kontrollin e mjekëve.

Rasti më i fundit i vetëvrasjes me fostoksinë u shënua më 7 shkurt në Berat, ku një grua 41-vjeçare i dha fund jetës pas një debati në telefon me bashkëshortin, i cili jeton prej një viti në Greqi. Pasi ka pirë helmin, Shpresa Kreku ka telefonuar vëllain e saj dhe ia ka lënë amanet fëmijët e saj.

Ndërkohë që më 5 shkurt një tjetër rast i rëndë u shënua në Berat, ku një 63-vjeçar i dha fund jetës po ashtu duke konsumuar fostoksinë.

Më 2 shkurt po ashtu një 18-vjeçare nga Lushnja i dha fund jetës në lule të rinisë. Duke konsumuar fostoksinë. Ajo kishte vetëm 25 ditë që ishte fejuar dhe dyshohet se debatet me partnerin e çuan të renë drejt vetëvrasjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme”, njoftoi policia.

Një tjetër rast i vetëvrasjes me fostoksinë tronditi mbarë opinionin publik dhe flasim për rastin e Bedrie Lokës. 45-vjeçarja i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë për shkak të dhunës dhe presioneve nga bashkëshorti i saj. Për vdekjen e 41-vjeçares u arrestua bashkëshorti i saj Xhemal Loka.

E teksa vendi po përballet me raste të tilla të vetëvrasjes, shumë kanë kërkuar që fostoksina të hiqet nga qarkullimi në treg. Pasi momentalisht qytetarët e gjejnë lehtësisht në treg dhe në momente të rënda emocionale i konsumojnë për t’u vetëvrarë.

“Të hiqet nga farmacitë bujqësore dhe ta zëvendësojmë me impiantin e pesticideve të tjera. Kjo bëhet për ndaluar një akt tragjik që është vetëvrasja. Mendoj se shoqëria e përgjegjshme, duhet të marri masa për këto elemente. U bëj thirrje Ministria e Bujqësisë, qeverisë parlamentit të hiqet fostoksina nga qarkullimi në Shqipëri është hequr në një shumicë vendesh në botë. Nuk janë vetëm gratë, kemi edhe burra edhe studentë. Është një mjet vetëvrasje. Është kriminale ta importosh. Është krijuar një lidhje psikologjike midis atij që do të kryejë vetëvrasjen dhe fostoksinës”, tha në një intervistë ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.

TË LIDHURA

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Next Post
Dyshohet se u asfiksuan nga lëndët kimike, përfundojnë në spital punonjësit e kompanisë koreane në Fier

Dyshohet se u asfiksuan nga lëndët kimike, përfundojnë në spital punonjësit e kompanisë koreane në Fier

Pas takimit të mbrëmshëm, partnerja ka dy fjalë për Albin

Pas takimit të mbrëmshëm, partnerja ka dy fjalë për Albin

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor e enjte 22 shkurt 2024







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com