gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vulgaritet kryeministror

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Ujë në havan

Nga Edmond Tupe

Një stacion televiz i njohur, që e ndjek thuajse rregullisht, më tronditi para disa ditësh me lajmin e titulluar “Rama BE-së: Fuck off!”, të cilin, të nesërmen, gazeta “Panorama” e shtjelloi, duke ia zbutur paksa vulgaritetin kryeministror, si vijon: “Rama, akuza BE-së: U bëmë gati dy herë për dasmë, nuk erdhët, vafshi në djall!”.

Sigurisht, ato nga lexueset dhe ata nga lexuesit e mi me edukatë qytetare të padiskutueshme që, ashtu si unë, e kanë mësuar lajmin në fjalë nga i njëjti stacion televiziv, do të jenë skandalizuar po aq sa unë nga togfjalëshi Fuck off! Përse kështu?

Sepse, në fakt, vulgariteti i këtij togfjalëshi del më qartë në pah po t’i pyesësh anglezët e amerikanët, si edhe ata shqiptarë që e përdorin rëndom çdo ditë gjuhën anglo-amerikane, se ç’kuptim të mirëfilltë ka folja fuck, baravlerësin e së cilës në fjalorin e tij anglisht-shqip (Botimet EDFA, Tiranë, 2000), leksikografi dhe përkthyesi Pavli Qesku e jep me një fjalë shqipe të përbërë vetëm nga shkronjat “q” dhe “i”.

Rrjedhimisht, shqipërimi më i saktë i togfjalëshit Fuck off! të përdorur nga kryeministri ynë i përjetshëm, do të ishte (ndjesë syve tejet të moralshëm!): “U bëmë gati dy herë për dasmë, ju nuk erdhët, atëherë në pi… të nënave vafshi!”.

Tani pyes veten dhe, paralelisht, lexueset e lexuesit e respektuar të këtij shkrimi: A pati vallë në forumin politik “Symi Sympozium”, të drejtuar këtë vit nga ish-kryeministri grek Jorgo Papandreu, ku ishin të ftuar personalitete të spikatura rajonale dhe ndërkombëtare, ndonjë të ftuar tjetër që të ketë përdorur një shprehje ose togfjalësh po aq vulgar sa ai Fuck off! i kryeministrit tonë të përjetshëm?

Gjithsesi, një mendje më thotë se edhe kjo sjellje tejet vulgare mund të jetë për Edi Ramën, që vuan, ndër të tjera, jo vetëm nga sindroma e Hubrisit (sëmundja e pushtetit), por edhe nga ajo e atazagorafobisë (frika se mos i harrohet emri), një mënyrë për të hyrë në histori e për t’u mbajtur mend sidomos nga të barabartët me të!

Nga ana tjetër, tek fliste për dy dasmat në fjalë (“Dasma e parë, nusja nuk erdhi. Dasma e dytë, sërish nuk erdhi dhe nuk ka më përgatitje për një dasmë të tretë”), kryeministri ynë i përjetshëm harroi apo bëri sikur harroi të thoshte arsyen e këtij dështimi, e cila arsye shpjegohet thjesht me fjalën e urtë popullore “U dhje nusja në majë të kalit!”.

Përveç kësaj, ajo çka më bëri përshtypje të thellë në gojën e kryeministrit tonë të përjetshëm, qe zakoni i tij i pandreqshëm i shpalosjes – pavarësisht vendit, momentit e kuvendit – së ndonjë batute që e bën të ndihet krenar, magjepsës dhe kryesisht i lavdishëm me tepri. Kështu, në rastin konkret, ai saktësoi si vijon: “Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoq” (Shih gazetën “Panorama”, 15 korrik 2021).

O Perëndi, o ju engjëj e shenjtorë! Çfarë modestie nga ana e tij! Bën si bën kryeministri ynë i përjetshëm dhe – meqë gjuha i vete atje ku i dhembin e do t’i dhembin gjithmonë dhëmbi e shpirti – ai i kthehet pikturës, ku mjerisht shkëlqeu po aq sa në sportin e basketbollit! Harron ai që Frojdi ka shkruar një libër me titull “Batutat dhe lidhja e tyre me nënvetëdijen”, të cilin le ta lexojë, ta rilexojë dhe të bëjë atë që i kam sugjeruar herën e fundit kur kam dalë në “Zonën e lirë” të Arian Çanit: Për të mirën e tij vetjake e familjare dhe për të mirën e përgjithshme të Shqipërisë, të Ballkanit e të Europës, ndoshta edhe të mbarë planetit tonë, le të shkojë në Francë që t’i nënshtrohet një psikanalize pesëvjeçare për t’u kuruar seriozisht e për të shpëtuar një herë e mirë nga vetvetja ai dhe gjithë ata të sërës së tij, qofshin këta pushtetarë ose jo!

Së fundi, por jo më së paku, lidhur me shakanë e tij para se ta mbaronte fjalën, pra, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të thotë të jesh eurooptimist dhe europesimist, Edi Rama nxori nga goja (dhe jo vetëm) çka vijon: “Eurooptimisti thotë se Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë presidencën e kësaj, ndërsa europesimisti thotë se Shqipëria do të hyjë në BE kur Turqia të ketë presidencën në fjalë”.

Mirëpo, populli ynë, njëherazi Europëdashës dhe eurodashës, ka një fjalë të urtë fort interesante: “Shakaja është gjysma e së vërtetës”, të cilën po marr guximin ta nuancoj kësisoj: “Shakaja është krejt e vërteta, veçse jo lakuriqe, por e veshur me rroba të tejdukshme”./panorama.al

Tags: edmond tupekryeministrirama

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Sot Kuvendi i PD-së, 7500 delegatë zgjedhin 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar

PD publikon listën me 300 emrat fitues për Këshillin Kombëtar

Gjermani/ Merkel shkon në zonat e përmbytjeve, ‘Imazhe drithëruese’

Gjermani/ Merkel shkon në zonat e përmbytjeve, 'Imazhe drithëruese'

10 shprehje nga Remarku, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Remarku, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

by mirseda
22:54 | 24/03/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pasi disa persona humbën jetën...

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

22:44 | 24/03/2026
Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

22:42 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com