Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kosova shpreson të përfaqësohet me 12 sportistë në Lojërat Olimpike në Tokio

5 vjet ago
in Rajoni, Sport

Kosovo's Majlinda Kelmendi receives the gold medal after winning the women's 52-kg judo competition at the 2016 Summer Olympics in Rio de Janeiro, Brazil, Sunday, Aug. 7, 2016. (AP Photo/Markus Schreiber)

Kosova shpreson që të përfaqësohet nga 12 sportistë në Lojërat Olimpike Verore që zhvillohen në Tokio të Japonisë nga 23 korriku deri më 8 gusht. Pak ditë para nisjes për në Tokio, Radio Evropa e Lirë ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin. Krasniqi konfirmoi se deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e dhjetë sportistëve nga Kosova duke përfshirë pesë xhudistë, një mundës, dy notarë, një nga atletika dhe një nga sporti i shigjetarisë.

Lojërat Olimpike Verore në Tokio, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por shfaqja e pandemisë, bëri që mbajtja e tyre të shtyhej.

Për ekipin Olimpik të Kosovës, këto do të jenë Lojërat e dyta Verore, pas debutimit në Brazil në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Në këto gara Kosova mori pjesë me tetë sportistë, ku medaljen e parë të artë për Kosovën e siguroi xhudistja, Majlinda Kelmendi.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Krasniqi, sa është e përgatitur Kosova për pjesëmarrje në Lojërat e Olimpike Verore që mbahen në Tokio të Japonisë, prej datës 23 korrik deri më 8 gusht?

Ismet Krasniqi: Kosova do të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Tokio 2020 me dhjetë garues, mirëpo këta dhjetë garues nuk janë definitivë sepse presim që ky numër të rritet. Mirëpo, deri më tani, gjashtë prej tyre i kanë normat e fituara dhe katër të tjerë janë më ftesë nga komisioni trepalësh. Jemi në pritje ende nga Federata e Karatesë dhe Federata e Boksit, të cilat tashmë kanë filluar garat. Së shpejti boksi do të marrë pjesë në Paris të Francës, gjithashtu karateja do të marrë pjesë në garat kualifikuese në Francë dhe nëse ndonjë nga garuesit tonë, te të cilët shpresat i kemi shumë të mëdha, i fiton normat në Paris, nëse e merr vendin prej të parit deri në të tretin, atëherë direkt shkon në Tokio 2020.

Radio Evropa e Lirë: Në cilat lloje të sporteve merr pjesë Kosova?

Ismet Krasniqi: Deri më tash i kemi xhudon, të cilën e përfaqësojnë pesë garues dhe e kemi një në mundje. Këta (sportistë) janë që kanë fituar normat olimpike. Me ftesë nga komisioni trepalësh, i kemi dy notarë të Federatës së Notit, e kemi një në atletikë dhe tashmë së fundmi, në shigjetari e kemi një të nominuar.

Radio Evropa e Lirë: Në cilat sporte janë pritjet më të mëdha për të fituar medalje? Siç e dimë të gjithë, xhudon e kemi ndër sportet më të suksesshme, megjithatë a mund të shpresojmë në medalje në sporte të tjera?

Ismet Krasniqi: Shihet që janë shumë të përgatitur. Presim shumë nga xhudoja, mirëpo presim edhe nga federatat e tjera, sidomos nga boksi, karateja që nëse i fitojnë normat olimpike, është shumë e mundshme që të kemi edhe ndonjë medalje nga Olimpiada Tokio 2020.

Radio Evropa e Lirë: Viti që lamë pas ka qenë një vit shumë i vështirë për federatat dhe sportistët. Sa ka qenë pengesë pandemia për sportistët?

Ismet Krasniqi: Ju e dini fort mirë që kemi pasur kushte të limituara të ushtrimeve, takimeve, të garave dhe krejt. Mirëpo, jemi mundur që edhe t’i respektojmë edhe institucionet e shëndetësisë edhe të bëjmë ushtrime. Sporti në Kosovë nuk është ndalur, por më vështirësi shumë të mëdha, me frikë në fillim, por nuk jemi ndalur. Jemi në formë të mirë dhe besoj se do të kemi suksese shumë të mira.

Radio Evropa e Lirë: Shkaku i pandemisë janë vendosur rregulla të reja për pjesëmarrësit në Lojërat e Olimpike Verore të Tokios. A mund të jenë këto rregulla pengesë në performancën e sportistëve?

Ismet Krasniqi: Te sportistët nuk ndikon kjo sepse ata i kanë vendet e veta. E kanë Fshatin Olimpik, janë të sistemuar krejt në një vend. Kuptohet, i kanë të gjitha të kryera, duke përfshirë testet e COVID-it. Mirëpo, normal, sa i përket shikueshmërisë dhe pjesës nga delegacionet e federatave dhe komiteteve të ndryshme nacionale të të gjitha shteteve, janë të limituara për shkak të COVID-19. Deri më tash, kemi informata se shikues do të jenë vetëm japonezët dhe ne që jemi të akredituar me një numër shumë, shumë të limituar.

Radio Evropa e Lirë: A do të udhëtoni të gjithë se bashku apo si organizohet udhëtimi për në Tokio?

Ismet Krasniqi: Përafërsisht, brenda dy apo tre ditësh nisemi të gjithë, mirëpo edhe atje kur të shkojmë është një rregull nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, por edhe nga organizatori i Tokio 2020, që ata të cilët e kryejnë garën, secili garues dhe trajneri i tij brenda 48 orësh duhet ta lëshojë shtetin e Japonisë për shkak të masave kundër COVID-19.

Radio Evropa e Lirë: A do të lejohen sportistët të dalin nga Fshati Olimpik?

Ismet Krasniqi: Besoj se do të ketë shumë rregulla strikte sa i përket kësaj. Do të jetë nën kontroll. Lëvizjet do të jenë shumë, shumë të limituara për secilin, edhe për garuesit, por edhe për neve si staf. /Evropa e lirë

Tags: kosovalojerat olimpikeMajlinda Kelmendi

TË LIDHURA

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet për duelin me Uellsin
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet për duelin me Uellsin

21:01 | 10/04/2026
Një trajner i përkohshëm në stol, tek Italia bëjnë zgjedhjen
Sport

Një trajner i përkohshëm në stol, tek Italia bëjnë zgjedhjen

19:48 | 10/04/2026
Neymar lë Brazilin për të shkuar në Botëror, synon kalimin në MLS
Sport

Neymar lë Brazilin për të shkuar në Botëror, synon kalimin në MLS

16:15 | 10/04/2026
Next Post

Facebook-u bllokon Donald Trump për dy vite, "pas dy vitesh të shohim"

Nuk ndalen koncensionet, qeveria do të japë me PPP portin në Vlorë

Vlorë/ Arrestohen dy persona në kërkim, ndihmuan në kalim të paligjshëm kufiri

Kërkoni punë? Hapet Kapshtica, Greqia lejon punëtorët sezonalë

Greqia shtyn hapjen e plotë të doganave, ja kush mund të kalojë, dhe kuotat







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com