Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

77 konstruktorë, urbanistë dhe arkitektë kundërshtojnë shembjen e Teatrit

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zbuloni projektligjin e jashtëzakonshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar

Regjisori i njohur Kastriot Çipi shkuan se  77 arkitektë, urbanistë, konstruktorë i kanë dërguar një letër të hapur; Metës, Ramës, Ruçit dhe Veliajt ku i kërkojnë dhe i thonë jo prishjes se Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental!

I gjithë ky grup ekspertësh ka firmosur një peticion ku janë mbledhur 77 firma. Ata deklarojnë së qeveria dhe bashkia nuk kanë paraqitur asnjë dokument zyrtar të ekspertëve që tregon se ndërtesat duhen shembur.

Çipi në faqen e tij në “Facebook”, deklaron se ky është një lajm i mirë. Ai thekson se ka ende qytetarë! Ky vend mund të bëhet!

Një lajm i mrekullueshëm miq: 77 arkitektë, urbanistë, konstruktorë i thonë JO shembjes se Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental! Ka ende qytetare! Ky vend mund të bëhet!

LETËR E HAPUR

Tiranë, më 3 korrik 2018

Drejtuar: SHTZ Ilir Meta

President i Republikës

SHTZ Edi Rama

Kryeministër

SHTZ Gramoz Ruçi

Kryetar i Kuvendit

SHTZ Erion Veliaj

Kryetar i Bashkisë Tiranë

Ne, arkitektët, konstruktorët, restauratorët dhe urbanistët nënshkrues të kësaj letre, shprehim shqetësimin tonë të thellë për shpërfilljen e mendimit të specialistëve të fushës dhe mosrespektimin e procedurave në vendimmarrjen politike për shembjen e ndërtesave historike të Teatrit Kombëtar (TK) dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental (TKE) dhe zëvendësimin e tyre me një ndërtesë të re.

Qysh me shpalljen e këtij plani nga Qeveria, Unioni i Arkitekteve (AUA), Shoqata e Arkitektëve (SHASH), Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë dhe shoqata ndërtuesish (emrat e te cilave do te radhiten me poshte, tek firmat) kanë bërë deklarata zyrtare kundër tij dhe në mbështetje të rikonstruktimit apo restaurimit, zgjidhje që duhet të dalë nga tryeza publike specialistësh. Gjatë tre muajve, specialistë të shumë kanë bërë deklarime publike në media, duke dhënë argumentat e tyre kundër shembjes, por ato kanë rënë në vesh të shurdhët. Në dëgjesat e kryera ne jemi lënë jashtë qëllimisht…

Theksojmë se deri më sot nuk kemi parë asnjë studim, asnjë dokument profesional që argumenton se ndërtesat kanë dëmtime strukturore. Nuk ka asnjë dokument që provon se mangësitë funksionale apo të mbrojtjes nga zjarri janë të pariparueshme. Nuk ka asnjë preventiv që e nxjerr koston e rikonstruktimit 10 milion euro. I vetmi dokument zyrtar, raporti i Institutit të Ndërtimit i marsit 2018, argumenton se ndërtesa ka shenja degradimi, si pasojë e mungesës së mirëmbatjes në vite. Ndërsa përsa i përket pretendimit si panelet me fibra druri dhe çimento (populiti) përbën rrezik të shtuar zjarri, ky pretendim është i pasaktë. Këto panele janë materiale me aftësi shumë të mira për izolimin akustik dhe termik dhe kanë rezistencë shumë të lartë ndaj zjarrit. Në këto kushte, vendimi për shembjen e TK, e sidomos të TKE për të cilin nuk ka asnjë rresht të shkruar, është krejtësisht i paligjshëm dhe absurd.

Ne mbështesim letrën e Docomomo International që e cileson këtë objekt trashëgimi moderniste të Shqiperise dhe Europës. Njëkohesisht, mendojmë se transparenca siguron një vendimmarrje më të mirë për vetë teatrin, por edhe për urbanistikën e Tiranës.

Ne shprehim bindjen tonë të thellë se TK dhe TKE mund të restaurohen më së miri, madje duke u rikthyer në gjendjen fillestare të ndërtimit, me të njëjtat materiale dhe teknikë ndërtimi.

Ne kërkojmë që projekt-ligji që parashikon shembjen e TK dhe TKE të pezullohet dhe të hapet konkurs publik ndërkombëtar për ide mbi restaurimin dhe rikonstruktimin e pjesshëm të TK dhe TKE. Jemi të bindur se zgjidhja që do të dalë nga ky konkurs do të jetë më e leverdishme për financat e shtetit dhe, më e rëndësishmja, do të shpëtojnë një monument me rëndësi të jashtëzakonshme kulturore dhe historike.

Mbetemi në pritje të reagimit tuaj qytetar dhe atdhetar.

 

Tags: aktoretPeticionTeatri

TË LIDHURA

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK kërkon gjobë 700 mijë lekë për Bardh Spahinë
Aktualitet

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK kërkon gjobë 700 mijë lekë për Bardh Spahinë

14:12 | 05/03/2026
Plagosje me thikë në Librazhd, dy të arrestuar
Aktualitet

Plagosje me thikë në Librazhd, dy të arrestuar

13:52 | 05/03/2026
“Qëllim, dorëheqja e Ramës”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars të mblidhemi para Kuvendit
Aktualitet

“Qëllim, dorëheqja e Ramës”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars të mblidhemi para Kuvendit

13:41 | 05/03/2026
Next Post
Anglia kalon në avantazh mes tensionit (Video)

Anglia kalon në avantazh mes tensionit (Video)

Stafi i Ronaldos konfirmon ofertën e Juventusit, por…

Stafi i Ronaldos konfirmon ofertën e Juventusit, por...

Profil/Zëvendësuesja e Donald Lu i njeh shumë mirë rusët

Profil/Zëvendësuesja e Donald Lu i njeh shumë mirë rusët







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK kërkon gjobë 700 mijë lekë për Bardh Spahinë
Aktualitet

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK kërkon gjobë 700 mijë lekë për Bardh Spahinë

by mirseda
14:12 | 05/03/2026
0

Në seancën e zhvilluar në GJKKO, SPAK ka kërkuar dënimin me gjobë prej 700 mijë lekësh për...

Plagosje me thikë në Librazhd, dy të arrestuar

Plagosje me thikë në Librazhd, dy të arrestuar

13:52 | 05/03/2026
“Qëllim, dorëheqja e Ramës”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars të mblidhemi para Kuvendit

“Qëllim, dorëheqja e Ramës”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars të mblidhemi para Kuvendit

13:41 | 05/03/2026
Vala e shkarkimeve në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Vala e shkarkimeve në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

13:34 | 05/03/2026
SPAK kërkon arrestimin,Balluku ka ankimuar masat e sigurisë,kur do të mbahet seanca në Apelin eGJKKO

SPAK kërkon arrestimin,Balluku ka ankimuar masat e sigurisë,kur do të mbahet seanca në Apelin eGJKKO

12:38 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com