Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

7 gola dhe spektakël, Liverpool thyen Manchester Cityn (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
7 gola dhe spektakël, Liverpool thyen Manchester Cityn (Video)

Liverpool ka bërë të pamundurën, atë që asnjë ekip nuk e arriti pas më shumë se 20 javësh, thyen Manchester Cityn dhe i shkakton humbjen e parë. U deshën plotë 4 gola për të mposhtur djemtë e Guardiolas, të cilët u zgjuan shumë vonë, në fundin e takimit.

Pas 20 fitoreve dhe dy barazime, kryesuesit provojnë shijen e humbjes në një ndeshje që faktikisht ishin inferiorë ndaj kundërshtarit. Liverpool mori hak për humbjen 5-0 në fazën e parë dhe tregoi se mund të jetë i suksesshëm edhe pa Philipe Coutinho, që shkoi te Barcelona, pak ditë më parë.

Alex Oxlade-Chamberlain hap siparin e golave që në minutën e 10’, pas një asistimi nga braziliani Firmino. Futbollisti i ardhur nga Arsenal ka shënuar tre gola në 20 ndeshje me Liverpool, aq sa shënoi në 71 ndeshje me fanellën e “topçinjve”. Pjesa e parë u mbyll ë barazimin 1-1, pasi Sane shënon në mënyrë spektakolare nga një pozicion aspak i lehtë.

Pak minuta pasi fillon pjesa e dytë është Liverpool që shpërthen me dy gola të shpejtë, Mane dhe Firmino mposhtin Eduardon pas dy shpërqëndrimeve të mbrojtjes së Cityzen.

Salah kompletoi “pokerin”, me një gol nga një distancë më shumë se 30 metra. Goli i egjiptianit, i 18-i në këtë kampionat, ishte me të vërtetë spektakolar me një goditje nga rreth 35 metra, duke përfituar nga dalja e portierit Eduardo.

Në shtatë minutat e fundit, City reagoi duke shënuar dy gola, por pa prishur festën e Liverpool. Bernardo Silva shënoi golin e dytë për Manchester City, ndërsa Gundogan të tretin, duke sigluar rezultatin përfundimtar 4-3.

Skuadra e Jurgen Klopp ngjitet në vend të dytë me 47 pikë, aq sa Chelsea dhe Manchester United, por “djajtë” kanë luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojnë nesër ndaj Stoke. Manchester City nuk rrezikon pozitat e pretendentit, pasi ka 62 pikë, pavarësisht nga kjo disfatë.

Tags: 7 golaCitynliverpoolmanchesterspektakwlthyenVideo

TË LIDHURA

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim
Sport

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim

20:06 | 04/04/2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill
Sport

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

15:01 | 04/04/2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë
Sport

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

12:41 | 04/04/2026
Next Post
Vritet një 32-vjeçar në Tiranë, plagoset një tjetër

Vritet një 32-vjeçar në Tiranë, plagoset një tjetër

“Shoqatat fantazmë”/Fino: Falsifikime dhe abuzime, të gjithë para ligjit

“Shoqatat fantazmë”/Fino: Falsifikime dhe abuzime, të gjithë para ligjit

Referendumi në Iliridë;Si e harruan shqiptarët historinë 26-vjeçare

Referendumi në Iliridë;Si e harruan shqiptarët historinë 26-vjeçare







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com