Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Protestat e shumta kanë vënë nën presion politikanët e Ballkanit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Protestat e shumta kanë vënë nën presion politikanët e Ballkanit

Nga Alida Vraçiç “Europen Council of Foreign Relations”/ Ballkani Perëndimor, ka tërhequr sërish vëmendjen gjatë muajve të fundit. Edhe pse, si gjithmonë, jo për më mirë. Ata njerëz që nuk kanë “votuar” me këmbët e tyre, duke u larguar nga rajoni – emigrimi kohët e fundit ka shënuar shifra rekord – e kanë shfryrë në rrugë mllefin dhe frustrimin e tyre të grumbulluar ndër vite.

Në 20 vitet e fundit, Ballkani Perëndimor ka parë pak përparime. Udhëheqja politike nga vitet 1990 mund të ketë ndryshuar ngjyrat, por politika sillet gati njëlloj, veçanërisht në një aspekt: kontrollin e shtetit. Në vitin 2015, zbulimi i përgimeve të fshehta nga shërbimi sekret i Maqedonisë, zbuloi një nivel të pashoq të shpërdorimit të pushtetit nga aparati shtetëror, përmes së cilit kontrollohej në mënyrë efektive media, dhe ndikohej gjyqësori.

Skandali nxiti protesta të mëdha, që përfundimisht çuan në zgjedhje të parakohshme, dhe në ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë. Ndërkohë në Serbi po vazhdon prirja e sulmeve ndaj medias dhe lirisë së saj. Një raport i fundit i Komisionit Evropian, deklaroi se “rastet e kërcënimeve, shantazheve dhe dhunës kundër gazetarëve, përbëjnë ende shqetësim, ndërsa hetimet dhe dënimet mbeten të rralla”.

Kjo u pasqyrua edhe në Raportin e Reporterëve pa Kufij 2018, që e vuri theksin tek “numri alarmant i sulmeve ndaj gazetarëve që nuk janë hetuar, zgjidhur ose dënuar, si dhe fushatat agresive të frikësimit, që mediat proqeveritare orkestrojnë kundër gazetarëve investigativë”.

Mediat që nuk raportojnë mjaftueshëm në favor të establishmentit shtetëror dhe elitave qeverisëse, etiketohen haptazi “agjentë të huaj dhe armiq të popullit”, dhe vendosen në një

pozitë të papërshtatshme politike, financiare dhe administrative.

Më 15 dhjetor të vitit të shkuar, nën sloganin “1 në 5 milionë”, rreth 35.000 njerëz marshuan nëpër rrugët e Beogradit. Ajo që nisi si një protestë kundër dhunës shtetërore dhe kontrollit të pashembullt të medias, përfundoi duke zbuluar të gjitha çarjet e një sistemi tërësisht të rrënuar.

Vrasjet e pazbardhura; sulmet kundër kundërshtarëve politikë, medias dhe mendimtarëve të lirë; dekadat e lirive të kufizuara demokratike; dhe atmosfera e përgjithshme e frikës, ka sjellë më në fund protesta të ngjashme me ato të fundit të viteve 1990.

Presidenti serb, Alesksandar Vuçiç, reagoi ndaja tyre duke deklaruar se ai nuk do të plotësonte asnjë kërkesë, “edhe sikur në rrugë të dalin 5 milionë njerëz”. Për pasojë, fundjavën në vijim mijëra njerëz marshuan sërish, me pankarta që tregonin sloganin “1 në 5 milionë”, një foto e ndarë në raportet mediatike anembanë botës.

Vuçiç e tërhoqi më vonë deklaratën e tij, duke u ofruar për dialog me opozitën, madje edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Por ka pak njerëz në vend, që besojnë se zgjedhjet në Serbi mund të jenë të ndershme, duke pasur parasysh kapjen që qeveria i ka bërë medias.

Dhjetë ditë më vonë dhe rreth 350 km larg kryeqytetit serb, në qytetin e Banja Lukës, kryeqyteti i Republikës Srpska në Bosnje, mijëra qytetarë nisën protestat e tyre. Vdekja e të riut David Dragiçeviç, babai i të cilit akuzon autoritetet lokale për fshehjen e krimit, demaskoi me dhimbje gjithçka që shkon gabim sot në këtë vend – korrupsionin shtetëror të nivelit të lartë, një gjyqësor të kompromentuar dhe brutalitetin e policisë.

Nëntë muajt e protestave paqësore të babait, u shndërruan në një protestë masive nga qytetarët që kërkonin drejtësi jo vetëm për Davidin, por për të gjithë. Në prag të Krishtlindjes, udhëheqja politike e Republika Srpska, e udhëhequr nga Milorad Dodik, dikur një lider i dashur i bashkësisë ndërkombëtare, tanimë një anëtar i presidencës boshnjake dhe një udhëheqësi nacionalist serb i spikatur, përdori policinë kundër qytetarëve që u mblodhën në sheshin qendror të Banja Lukës.

Përkundër narrativave të njohura, këto protesta shkojnë përtej stereotipeve të ndarjeve të Ballkanit Perëndimor – feve, kombeve, politikës së identitetit dhe gjithçkaje që u është thënë të besojnë gjatë 25 viteve të fundit qytetarëve në rajon. Protestat ndajnë një gjë të përbashkët.

Ato drejtohen drejt udhëheqjes autoritare, medias shtetërore pro-qeveritare, korrupsionit dhe mungesës së dhimbshme dhe kronike të sundimit të ligjit. Përgjigja e Bashkimit Evropian ndaj këtyre ngjarjeve është e dobët, por shumë e pritshme.

Por nëse rajoni ka mësuar ndonjë gjë nga skandali i përgjimeve në Maqëdoni, është se përparimi është i mundur, por përpjekja për ndryshim duhet të vijë nga vetë Ballkani. Nëse qytetarët e rajonit nuk e marrin situatën në duart e tyre, dhe të reagojnë në mënyrë e duhur ndaj këtij represioni, skenarët e mundshëm janë të shëmtuar.

Të shkëputur nga realiteti, politikanët në Ballkanin Perëndimor nuk tërhiqen nga përdorimi i forcës. Në misionin e tyre për (mos)transferimin e pushtetit, ata do të vazhdojnë të “disiplinojnë” qytetarët e tyre, duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme.

Në rast se Brukseli do të shtirret sikur nuk i sheh trazirat në mbarë rajonin, kjo do të sjellë pasojat e saj. BE e njeh shumë mirë rajonin, për të rrezikuar duke mos e pranuar se sfidat do të bëhen më të mëdha. Duke mos humbur më shumë kohë, dhe duke mos shpërfillur realitetet politike në terren, unioni do të ishte më mirë të përdorte levën e saj politike për të lidhur aktivitetet e saj në rajon, me prioritetet që kanë rëndësi për qytetarët.

Një pjesë dërrmuese e qytetarëve në rajon, ndjehen të përjashtuar nga procesi i integrimit në BE. Dhe takimet me dyer të mbyllura të nivelit të lartë, mbeten të rezervuara vetëm për politikanët. Kjo kontribuon në përshtypjen se çështjet e BE-së nuk janë as publike, dhe që qytetarët nuk janë aktorë aktivë në këtë proces.

Kjo i vendos përballë shumë pak alternativave për të zgjedhur. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, janë tërësisht të vetëdijshëm, se liritë e tyre po u zhduken para syve. Ata e dinë shumë mirë, se qeveritë gjithnjë e më autoritare nuk do të ndalen lehtësisht. Por “i lehtë” nuk ka qenë snjëherë as plani për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Ata vazhdojnë të protestojnë, në një numër më të madh se më parë, por tani me mesazhe më të qarta – ato të zemërimit, por edhe të shpresës. Vala e re e protestave u jep qytetarëve kthjelltësi, duke i lejuar ata të përcaktojnë se në cilën shtet të ardhshëm duan të jetojnë. Por, ndoshta edhe më e rëndësishmja:protestat rrisin ndjenjën se qytetarët nuk kanë pse të jetojnë më me frikën nga shteti./ Marrë me shkurtime/ Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier
Aktualitet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

20:51 | 14/01/2026
SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat
Aktualitet

SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat

18:43 | 14/01/2026
Tregu te ‘5 Maji’ shkrumb e hi, shitësit dhe qytetarët: Duhen kushte sigurie
Aktualitet

Tregu te ‘5 Maji’ shkrumb e hi, shitësit dhe qytetarët: Duhen kushte sigurie

18:18 | 14/01/2026
Next Post
Vendimi për negociatat, Hahn darkë pune me Ramën

Vendimi për negociatat, Hahn darkë pune me Ramën

Meta nuk vonon, dekreton shkarkimin e ministrave. Ja me kë e nis

Ilir Meta ‘lan duart’: Përshëndes arrestimin e Klement Balilit

“Në QSUT nuk ka ilaçe për të sëmurët me kancer”

“Në QSUT nuk ka ilaçe për të sëmurët me kancer”







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin
Aktualitet

Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin

by mirseda
13:04 | 15/01/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së...

Ilir Vrenozi i thotë JO podcastit të Ramës/ Zbulon mesazhin e Salianjit

Ilir Vrenozi i thotë JO podcastit të Ramës/ Zbulon mesazhin e Salianjit

12:57 | 15/01/2026
Niveli i ujit në liqenin e Ulzës arrin pikën maksimale, përmbytet kabina elektrike në Urakë

Niveli i ujit në liqenin e Ulzës arrin pikën maksimale, përmbytet kabina elektrike në Urakë

12:39 | 15/01/2026
Luana drejt një romance të re? Ja detaji që po bën xhiron e rrjetit

Luana drejt një romance të re? Ja detaji që po bën xhiron e rrjetit

12:16 | 15/01/2026
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas 19-vjeçaren, transportohet në spital

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas 19-vjeçaren, transportohet në spital

12:04 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com