Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“66 vite zero marrëdhënie?”/ Akuza e re e Berishës: Rama po fsheh gjurmët e axhendës pro-ruse

2 javë ago
in Aktualitet, Politikë

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po mashtron publikisht kur pretendon se Shqipëria dhe Rusia nuk kanë pasur marrëdhënie apo kontakte zyrtare në 66 vitet e fundit.
Ai rendit vizita, marrëveshje dhe iniciativa politike që sipas tij provojnë lidhjet mes Tiranës dhe Moskës, duke përmendur edhe projektet rajonale të përbashkëta me Aleksandër Vuçiçin.

Sipas Berishës, Rama po përpiqet të fshehë një agjendë pro-ruse dhe mbështetje indirekte për interesat serbo-ruse në Ballkan.
“Çfarë fsheh Edi Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?

I përbaltur për nismat e tij pro-ruse, Rama në vetëmbrojtje vuan tani nga sindroma e mohimit (denial).

Edi Rama është kthyer në një lloj barsolete me mashtrimet e tij publike, kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe realisht nuk ia vlen të ndalesh në serinë e tyre të pafundme. Megjithatë, unë do të ndalem vetëm në njërën prej tyre, e cila tashmë tek ai është kthyer në sindromë.

Bëhet fjalë për mashtrimin e tij të përsëritur sa herë që i jep keshilla Europës për Rusinë në konferenca ndërkombëtare, sipas të cilit Shqipëria dhe Rusia, që nga vitet ’60 – koha e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga diktatori Hoxha me Bashkimin Sovjetik e deri më sot, pra në 66 vite – nuk kanë shkëmbyer asnjë vizitë të zyrtarëve të tyre.

Marrëdhëniet shqiptaro-ruse janë çështje e historianëve. Ato në tërësi janë përcaktuar nga ambicia shekullore e Rusisë për Ballkanin dhe daljen e saj në ujërat e Adriatikut. Kjo ambicie ka paracaktuar edhe qëndrimet e saj ndaj shqiptarëve. Për çudi, Rusia ishte një nga dy fuqitë e mëdha të kohës që firmosi në Budapest me Austro-Hungarinë në vitet 1870 (në kohën e Krizës Lindore) një marrëveshje për krijimin e shtetit shqiptar; një firmë që u fshi pa u tharë ende boja.

Që nga ajo kohë e deri më sot, me përjashtim të vitit të qeverisë së Fan Nolit dhe 15 viteve të pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhat e tjera qëndrimet e Rusisë kanë qenë në tërësi kundër vetë ekzistencës së shtetit shqiptar. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kremlini ishte pro gllabërimit të Shqipërisë nga Jugosllavia, ashtu siç përgjatë dekadave të fundit ka qenë skajshmërisht kundër shtetit të pavarur të Kosovës.

Në vitin 1960, Enver Hoxha, pas një periudhe vasaliteti, i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Por, pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në vitin 1990 e në vazhdim, krejt ndryshe nga mohimet e Edi Ramës, midis dy vendeve ka pasur shkëmbime vizitash të niveleve më të larta.

Moska dhe Tirana kanë pritur dhe përcjellë presidentë (madje Alfred Moisiu është dekoruar nga Putini), kryetarë dhe nënkryetarë parlamentesh, si dhe kryeministra – ndër ta edhe vetë Edi Ramën i shoqëruar nga Baton Haxhia. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, vizitoi Tiranën në vitin 2004, ku edhe sigloi Traktatin e Miqësisë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë përfshirë edhe fusha të tjera. Unë kam pasur rastin të pres në Tiranë poetin e njohur rus Jevgeni Jeftushenko. Rama vetë ka pritur në Tiranë Patriarkun Kiril (ish-pjesëtar i KGB-së), dhe pas shpërthimit të skandalit “McGonigal”, doli në dritë se oligarku rus Oleg Deripaska operonte në Shqipëri me 7 kompani, në bashkëpunim me oligarkët e Ramës.

Pse atëhere ky mashtrim i përsëritur nga Rama për “zero marrëdhënie” të Tiranës me Moskën në 66 vitet e fundit? Çfarë e detyron këtë njeri të shpërfaqet si kloun edhe në audienca ndërkombëtare të poshtëroj veten duke përsëritur si i rokanisur kaq shpesh mashtrimin, mohimin tij banal?

Ai nuk vuan nga amnesia retrograde (në këtë rast selektive). Nuk besoj as se ky mohim mund të lidhet me faktin se, sipas dokumenteve zyrtare të firmosura nga ish-zëvendësi i Nexhmije Hoxhës, Kristaq Rama, babai i tij, Rama ka një vëlla në Moske për të cilin nuk flet kurrë.

Shkaku i këtij mashtrimi të përsëritur, të shndërruar tashmë në sindromën e mohimit (denial), sa here që ai këshillon Europën për Rusinë qëndron para së gjithash në çiftimin e Edi Ramës me padronin e tij Aleksandër Vuçiç, si dy nismëtarë kryesorë të projekteve, nismave të strukturuara të hapura për garantimin e influencës ruse në rajon. I pari vetkuptohet për llogari të Serbisë së Madhe projekt i përbashkët serbo-rus kurse i dyti për llogari të padronit të tij.

Le t’i analizojmë shkurtimisht këto nisma:

1-Ndryshimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës:

Edi Rama, fill pas ardhjes së tij në pushtet, u bë pjesë e projektit të Vuçiçit për “shkëmbim territoresh” (de facto ndarje e Kosovës), i firmosur dhe vulosur nga Fondacioni Soros në Beograd. Ky ishte në të vërtetë projekti i Sllobodan Millosheviçit i viteve ’90, për Serbinë e Madhe, i dërguar disa herë me ndërmjetës edhe në zyrën time, por i refuzuar prerazi nga pala shqiptare. Rama dhe Vuçiç pretendonin hapur se projekti do të miratohej edhe nga Putini, sikur të ishin zëdhënës të tij ose të kishin komunikim të fshehtë me Kremlinin.

2-Ballkani i Hapur:

Pas dështimit të projektit të “Serbisë së Madhe”, Rama dhe Vuçiç themeluan në Novi Sad (2019) “Minishengenin Ballkanik”, i pagëzuar më vonë si “Ballkani i Hapur”. Ky projekt kthente de facto hegjemoninë politike dhe ekonomike të Serbisë në rajon, dhe për rrjedhojë, edhe atë të Rusisë. Kjo nismë, që i kundërvihej hapur Procesit të Berlinit, mbështetej fuqishëm nga Kremlini. Në qershor të vitit 2022, një ditë pas anullimit të vizitës së Lavrovit në Beograd për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga vendet anëtare të NATO-s, vetë Lavrovi deklaroi se qëllimi i vizitës ishte konsolidimi i bashkëpunimit strategjik me Serbinë dhe mbështetja për “Ballkanin e Hapur” që sipas tij ishte krejt tjetër nga Ballkani i mbyllur i Brukselit dhe NATO-s. Pas ndërhyrjes së prerë dhe ultimative të BE-së, kjo nismë u asgjësua, dhe Rama u detyrua të bënte një kthesë të fortë, duke anuluar papritmas në korrik të vitit 2023 takimin e trojkës në Durrës.

3-Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën:

Edhe pas dështimit me Ballkanin e Hapur, dyshja Rama-Vuçiç nuk hoqën dorë nga agjenda e tyre proruse e përbashket.

Në një shërbesë të hapur ndaj Rusisë, ata dolën me tezën e thirrjes së një konference ndërkombëtare për Kosovën, me qëllimin e vetëm që Rusia të rikthehej zyrtarisht si faktor i dorës së parë në Ballkan. Këtë kërkesë e përsëritën te dy në sinkron dy orë pas aktit terrorist në Banjskë të Serbisë. Kjo linte të nënkuptohej se ai akt agresioni, i neutralizuar me sukses nga autoritetet ligjzbatuese të Kosovës, ishte ndërmarrë pikërisht për të krijuar një destabilizim të gjerë që do të detyronte ndërhyrjen e një formati ndërkombëtar ku Rusia do të kishte karrige.

4-Qendrimi i Beogradit ndaj sanksioneve kundër Rusisë.

Agresioni rus ndaj Ukrainës ekspozoi qartë binomin Vuçiç-Rama si dy asete me influencë mundet dhe të regjistruar të Kremlinit në Ballkan. Në këtë kuadër, presidenti i Serbisë refuzoi të zbatonte sanksionet e BE-së dhe NATO-s, ndaj Rusisë dhe e shndërroi Serbinë, Rusinë e Vogël në një prapavijë të fuqishme të Rusisë në zemër të Europës. Ndërkaq, vasali i tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u bë menjeherë avokati kryesor i këtij qëndrimi dhe i kësaj prapavije

Ai shfrytëzoi privilegjin e të qenit kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s për të mbrojtur hapur në samitet e Aleancës dhe të BE-së interesat ruse në rajon, hoqi çdo maskë dhe doli haptas në mbështetje të vendimit të padronit të tij Vuçiç për mos zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Rama insistonte se Beogradit nuk duhej t’i kërkohej zbatimi i sanksioneve ndaj big brother- it dhe se presioni ndaj tij per kete çeshtje ishte “gabim”. Pasi NATO dhe BE i nxorën Beogradit “kartonin e kuq”, per mos zbatimin e sanksioneve, patroni dhe argati heshtën.

Së fundmi, në një shfaqje të re të rolit të tij si sharlatan global, Edi Rama guxon të sulmojë Europën nëEstoni pse nuk po flet me “Vladimir Vladimiroviçin” – duke iu drejtuar Putinit me një afri të tillë gjuhësore sikur ky të ishte ndonje zyrtar i administratës ruse.

Si përfundim mund të themi se Edi Rama pasi ekspozohet si mbrojtës i interesave serbo-ruse në rajon nxiton të vendosë maskën e mohimit qesharak, duke shpikur histori me “zero marrëdhënie 66-vjeçare” midis Tiranës dhe Moskës. Kështu që ky nuk është thjesht një mashtrim ordiner; është një përpjekje e dëshpëruar e tij për të fshehur gjurmët e një agjende pro-ruse që ka dëmtuar rëndë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, madje dhe interesat euroatlantike në shërbim të ambicieve gjeopolitike të Beogradit dhe Moskës në rajon”, shkruan Berisha.

TË LIDHURA

Kryesore

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

16:23 | 06/06/2026
Aktualitet

Policia njofton masat për ndeshjen me Luksemburgun dhe protestën për Zvërnecin

16:05 | 06/06/2026
Next Post

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

Makina u shkrumbua nga flakët, pas përplasjes! Babë e bir viktimë të aksidentit tragjik në RMV

Vizita zyrtare në Japoni, Rama ndan pamje nga takimet në Tokio







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

by mirseda
17:12 | 06/06/2026
0

Lionel Messi ka bërë hapa përpara në rikuperimin e tij dhe mund të marrë minuta në ndeshjet...

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

16:23 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com