Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

60 bilionë dollarë në vit, njihuni me mafien më të fortë në Europë

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
60 bilionë dollarë në vit, njihuni me mafien më të fortë në Europë

Një operacion i madh policor në katër vende evropiane ka bërë të mundur ndalimin e 90 anëtarëve të grupit mafioz më të fuqishëm të Italisë, ‘Ndrangheta’. Operacioni u zhvillua vetëm disa ditë pasi kreu i dyshuar, ose “kumbari” i mafies siciliane, i njohur si Cosa Nostra, u arrestua me 46 njerëz të tjerë në rajonin e Palermos në Itali.

Është quajtur “Operacioni Pollino” dhe ka filluar dy vite më parë, duke u cilësuar si ‘goditje më e madhe ndaj një prej rrjeteve kriminale më të fuqishme italiane në botë”. Hetuesit e mafies vlerësojnë se xhiroja e tyre është në rreth 60 miliardë dollarë në vit, e ngjashme me GDP e Kroacisë apo Bullgarisë. Dhe kontrollon deri në 80% të kokainës që hyn në Evropë.

Ndrangheta ka qenë objektivi i bastisjeve, madje edhe i sanksioneve të Thesarit të SHBA për më shumë se një dekadë. E megjithatë, ajo ka ngritur ‘perandorinë’ e tregtisë së kokainës, duke krijuar lidhje me grupet e krimit të organizuar në Amerikën Latine, Nju Jork, Turqi dhe Shqipëri.

Po si arriti ‘Ndrangheta’ të kontrollonte tregun e kokainës:

Në fillim të viteve 1990, autoritetet italiane shkuan pas Cosa Nostra në Sicili pas vrasjes së dy prokurorëve kryesorë, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Zora Hauser, një studiuese e krimit të organizuar në Universitetin e Oksfordit, thotë se kjo “e dobësoi dukshëm mafien siciliane”.

Ndrangheta mbajti një profil të ulët, por vazhdimisht zgjeroi aktivitetet e saj, nga fortesa në fshatrat malorë të Kalabrisë, në drejtim të Italisë jugore. Cecilia Anesi, një gazetare investigative e cila ka arritur të depërtojë shumë thellë në këtë grup, u shprehet se: Fillimisht ata krijonin të ardhura vetëm nga rrëmbimet dhe bastisjet, ndërsa brezi i ri që mori drejtimin po mendonte ti investonte këto para, dhe përgjigja ishte kokaina.

Duke u kthyer në një fuqi ekonomike, Ndrangheta investonte shumë para edhe në ekonominë ligjore në Itali dhe jashtë saj, për të qenë të mbrojtur.

Antonio Nicaso, i cili ka botuar rreth 30 libra rreth krimit të organizuar, duke përfshirë disa rreth ‘Ndrangheta’, thotë se ata kanë krijuar lidhje me prodhuesit dhe shpërndarësit e drogës në të gjithë Amerikën Latine: në Peru, Kolumbi, Guajana dhe Brazil.

Nicaso tha për CNN se: ‘Ndrangheta’ arriti të kontrollojë të gjitha rrugët kryesore të trafikimit, duke përfshirë portet në Brazil dhe Afrikën Perëndimore. Gjithashtu kontrollonte portet në Antëerp dhe Rotterdam. Një kompani e madhe në Kolumbi fshehu sasi të mëdha të kokainës në eksportet e qymyr druri në Europë; një tjetër bëri të njëjtën gjë, por me drurë nga Guajana.” TIRANA TODAY

Tags: 60 bilionëdollarëeuropefortëNjihunivit

TË LIDHURA

Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti
Bota

Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti

13:23 | 08/11/2025
Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet
Aktualitet

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

12:33 | 08/11/2025
Një person është gjetur i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin
Aktualitet

Një person është gjetur i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin

12:29 | 08/11/2025
Next Post
Kisha Ortodokse shqiptare në Boston nderon Skënderbeun dhe Nolin

Kisha Ortodokse shqiptare në Boston nderon Skënderbeun dhe Nolin

Kundërsulm ‘vrasës’, Benedeto kalon në avantazh Boca Juniors (Video)

Kundërsulm ‘vrasës’, Benedeto kalon në avantazh Boca Juniors (Video)

Rama, studentes: Erjon Braçe po më ha veshët për kërkesat tuaja

Rama, studentes: Erjon Braçe po më ha veshët për kërkesat tuaja







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

by mirseda
13:47 | 08/11/2025
0

Në Sarandë janë sekuestruar disa pasuri me dyshimin se janë përfituar nga veprimtari të paligjshme. Nën hetim...

Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta

Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta

13:26 | 08/11/2025
Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti

Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti

13:23 | 08/11/2025
Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori

Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori

12:44 | 08/11/2025
Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

12:33 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com