Gjashtë persona humbën jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë një pjesë të Evropës Perëndimore.
Erërat e forta dhe rrebeshet e shiut të shkaktuara nga stuhia “Elsa” u përplasën mbi Gadishullin Iberik mbrëmjen e së enjtes.
https://youtu.be/yD4B_NMFfQw
Një burrë humbi jetën të enjten, pasi shtëpia e tij u shemb në Portugalinë veriore, ndërsa një tjetër vdiq në kamioni. Tre viktima të tjera u shënuan në Spanjë, ndërsa viktima e gjashtë u regjistrua sot në Itali. Rrëshqitjet e dheut, rrëzimi i pemëve dhe rritja e nivelit të ujit rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Po ashtu, gjendja paraqitet alarmante edhe në Venezia, ku pritet një tjetër përmbytje.
Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte ka njoftuar se një fond prej 530 milionë eurosh do të ofrohet menjëherë aty ku situata shfaqet më kritike.