E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Rusia dhe Ukraina tregojnë detajet e marrëveshjes së re të transportit të gazit

Zyrtarët nga Rusia dhe Ukraina kanë treguar detajet e marrëveshjes së re pesëvjeçare, për transportin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës.

Lidhur me arritjen e kësaj marrëveshjeje fillimisht u raportua në orët e vona të 20 dhjetorit, duke i dhënë fund kështu shqetësimeve se Evropa do të mbeste pa sasi të mëdha të gazit rus, që kryesisht përdoret për ngrohje dhe industri.

Rusia dërgon rreth 40 për qind të furnizimit të gazit në Evropë, përmes tubacioneve që kalojnë përmes Ukrainës. Marrëveshja aktuale për transportin e gazit skadon në fund të këtij viti dhe shqetësimet lidhur me vonesat për arritjen e një marrëveshjeje të re, shkaktuan shqetësim në vendet evropiane.

Zyrtarët në Moskë dhe Kiev thanë se planifikojnë që të nënshkruajnë marrëveshjen e re para vitit të ri.

Ministri i Energjisë së Ukrainës, Oleksiy Orzhel tha sot se marrëveshja parasheh dërgesat e rreth 65 miliardë metër kub përmes Ukrainës në vitin 2020 dhe më pas dërgesat vjetore do të jenë prej 40 miliardë metër kub.

Këto sasi të dërgesave të gazit janë më të vogla sesa Rusia ka dërguar në Evropë përmes Ukrainës viteve të fundit. Moska po punon në mënyrë intensive për të krijuar rrjete të reja të dërgesave përmes Ukrainës.

Këto rrjete të dërgesave përfshijnë edhe Rrjedhën Veriore 2, gazsjellësi i cili është duke u ndërtuar nëndet nga Rusia dhe Gjermania. Por, e ardhmja e këtij gazsjellësi është në pikëpyetje, për shkak se Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të vendosin sanksione për këtë tubacion.

Në marrëveshjen e re ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë po ashtu përfshihet edhe një pagesë nga Moska prej 2,9 miliardë dollarësh për një çështje që kishin dërguar më parë në arbitrazh lidhur me transportin e gazit.

Lexo edhe :   Zbardhet marrëveshja e PD me aleatët, LSI e vetme në zgjedhje
Lexo edhe :   Nard Ndoka i pakënaqur, nuk firmos marrëveshjen me Lulzim Bashën

Ukraina ka ndaluar së importuari gaz nga Rusia më 2015, pasi Moska, kishte dërguar trupat e saja në Krime, territor të cilin më pas e aneksoi.

Në vend të importit direkt të gazit nga Rusia, Ukraina blen gaz nga shtetet si Sllovakia, Polonia dhe Hungaria./ REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...