Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

6 ton kokainë dhe 6 milionë euro të sekuestruara! Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore

Organizata policore europiane e luftës kundër krimit “Europol” tha se në bashkëpunim me autoritetet spanjolle shkatërroi një rrjet të gjerë të trafikut të drogës duke sekuestruar 6 ton kokainë dhe 6 milionë euro.

Sipas Europol, nga një hetim që përfshiu Bullgarinë, Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Panamanë, nisur në qershor të vitit 2022, u zbulua se anëtarët e rrjetit ishin shtetas nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja, të cilët organizuan trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendi i origjinës në Evropë.

Sipas Europol secili prej anëtarëve të organizatës mori rol të ndryshëm brenda zinxhirit të trafikut të drogës.

“Anëtarët shqiptarë, me qendër në Dubai, vepruan si investitore dhe siguruan financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat nga Kolumbia“, thotë Europol, ndërsa shtetasit kolumbianë trajtonin dërgesat nga Kolumbia në Evropë, shtetasit bullgarë, kolumbianë dhe spanjollë mbikëqyrnin marrjen dhe shpërndarjen e mëtejshme të drogës.

Nga hetimet policore, sipas Europol, ka rezultuar se anëtarët e rrjetit u fshehën në një kontejner për të hyrë fshehurazi në port dhe me ndihmën e punëtorëve të korruptuar nxorën kokainën gjatë natës. Europol thotë se anëtarët e rrjetit pastronin të ardhurat nga krimet e tyre dhe sipas policisë rrjeti kriminal kishte kapacitet për të marrë deri në një ton kokainë në javë.

Në tetor 2024, autoritetet kapën 4.1 ton kokainë në Panama, me destinacion Spanjën, në lidhje me këtë rrjet.

Sipas Europol rrjeti dyshohet se është i lidhur me konfiskimet e kokainës me një total prej rreth gjashtë tonësh. Gjithashtu, autoritetet e zbatimit të ligjit kishin sekuestruar edhe dy ton kokainë në Spanjë që nga fillimi i hetimeve.

Në rezultatet e aksionit, të realizuar në tre faza, midis dhjetorit 2024 dhe janarit 2025 Europol thotë se janë kryer 22 arrestime në Spanjë si dhe 27 bastisje shtëpish.

Europol thotë se krahas sasive të drogës sekuestroi 6.5 milionë euro cash, 35 automjete, përfshirë 8 makina luksoze (vlerësuar rreth 2.5 milionë euro), orë luksoze dhe stoli (vlerësuar rreth 1.5 milionë euro) 48 armë si dhe 53 llogari bankare të ngrira nëpër banka.

Siaps Europol rritja e dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, si dhe depërtimi i rrjeteve kriminale në biznese të ligjshme dhe të paligjshme në Bashkimin Europain nxiti krijimin e një Task Force Operacionale në Europol.

Europol tha se koordinoi gjatë hetimit, shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve kombëtare, duke i bashkuar ato për të synuar në mënyrë efikase të gjithë rrjetin e trafikut të drogës.

TË LIDHURA

Aktualitet

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026
Aktualitet

“Kosova është me ju”/ Protestuesi nga Prishtina: Jemi me nënën Shqipëri!

19:25 | 06/06/2026
Aktualitet

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

19:06 | 06/06/2026
Next Post

Amortizimi i tubacioneve në Martinë të Fierit lë 200 familje pa ujë të pijshëm, banorët apelojnë për ndihmë

“Është shumë seksi”, Egli s’përmbahet para Gjestit:Ka disa gjëra që më tërheqin te ti

Me kokainë dhe kanabis në automjet, ‘Shqiponjat’ arrestojnë të riun në Kukës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

by mirseda
19:46 | 06/06/2026
0

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka sugjeruar se SHBA-ja po përpiqet të ndërhyjë në demokracinë britanike pasi zëvendëspresidenti...

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026

“Kosova është me ju”/ Protestuesi nga Prishtina: Jemi me nënën Shqipëri!

19:25 | 06/06/2026

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

19:06 | 06/06/2026

Protesta për Zvërnecin shtrihet jashtë vendit, tubime në Athinë, Itali e Gjermani

18:43 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com