Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

6 sëmundjet serioze që shfaqen pa simptoma paralajmëruese

8 vjet ago
in Të Gjitha
6 sëmundjet serioze që shfaqen pa simptoma paralajmëruese

Ka disa gjendje shëndetësore simptomat e të cilave shfaqen shumë vonë, duke bërë të pamundur identifikimin e tyre dhe mundësinë për ti kuruar në kohë. Shumica e këtyre sëmundjeve janë shumë të përhapura në popullatë, në grupmosha të ndryshme. Ja cilat janë gjashtë sëmundje, simptomat e të cilave shfaqen shumë vonë.

Tension i lartë i gjakut

Në qoftë se tensioni i gjakut është më poshtë se 120/80mmHg atëherë presioni i gjakut është normal dhe mjaft i shëndetshëm.

Në qoftë se tensioni është mbi 120/80 mmHg dhe më pak se 140/90 mHg ekziston rreziku për t’u bërë hipertensivë, prandaj duhet të merren menjëherë disa hapa për të përmirësuar stilin e jetës të tilla si: ndalimi i pirjes së duhanit nëse personi është një duhanpirës; reduktimi i peshës së trupit në nivel të shëndetshëm; të qenurit më aktivë; të ushqyerit me më shumë perime dhe fruta, të zvogëlohet sasia e marrjes së kripës dhe të kufizohet sasia e marrjes së yndyrës.

Në qoftë se tensioni është rreth apo mbi 140/90 mmHg, duhet të kontaktohet personeli i kujdesit shëndetësor për të parë nëse personi ka tension të lartë të gjakut, apo nëse ka lindur nevoja e marrjes së trajtimin me mjekime për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.

Apnea e gjumit

Nuk lidhet vetëm me mbipeshën. Gjysma e grave mes moshës 20-70 vjeç vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit. Kjo gjendje – ku njerëzit përjetojnë bllokim të frymëmarrjes ndërsa flenë – lidhet me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Gratë janë më të rrezikuara të diagnostikohen me apnea të gjumit, duke qenë se simptomat e tyre janë më delikate. Në vend që të gërhasin ose të jenë të përgjumura gjatë ditës, ato kanë dhimbje koke në mëngjes, luhatje të humorit dhe plogështi, simptoma këto që shpesh injorohen nga gratë. Një tjetër simptomë e mundshme: pagjumësia. Gratë mund të zgjohen në mes të natës duke qenë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Glaukoma

Glaukoma është një grup sëmundjesh të syrit që shkaktojnë dëmtim progresiv të nervit optik në pikën ku ai lejon syrin të transportojë informacionin vizual në tru. Nëse lihet pa trajtuar, shumë tipa të glaukomës zhvillohen (pa paralajmëruar simptoma të dukshme tek pacienti) drejt përkeqësimit gradual të shikimit, që mund të çojnë edhe deri në verbërim. Për sa kohë që nuk trajtohen, dëmtimi i shikimit është përgjithësisht i pakthyeshëm, prandaj shpesh glaukoma përshkruhet si “sëmundje e heshtur e verbërisë” ose si “hajdute e qetë e shikimit”.

Diabet

Shumë njerëz që preken nga diabeti i tipit 2 nuk ia kanë idenë që janë të sëmurë derisa analizat e gjakut të tregojnë për nivele jonormale të sheqerit në gjak, apo derisa sëmundja të përparojë dhe të fillojnë të shfaqen ndërlikime serioze. Në pjesën më të madhe rasteve nuk shfaqen që në fillim simptomat e diabetit. Në disa raste janë  “shenja tinëzare”, që mund të ngatërrohen lehtësisht. Disa nga simptomat e para të diabetit që njihen mirë janë: etje e shtuar, urinim të shpeshtë, humbje ose shtim në peshë. Të tjerat, si problemet me mishrat e dhëmbëve, vijat e errëta në lëkura (gjendje e quajtur ndryshe “acanthosis nigrican”), mpirjet e duarve apo këmbëve, rënia e dëgjimit dhe shikimit, mund të ngatërrohen lehtësisht, si nga profesionistët e mjekësisë ashtu edhe pacientët.

Sindroma policistike e vezoreve

Një problem që lidhet me çrregullimet e  ciklit menstrual është sindroma policistike e vezores (PCOS). Edhe pse kjo sindromë lidhet me çrregullim të ciklit apo mosardhje të menstruacioneve, mund të ngatërrohet shumë lehtë. Për ciklin e çrregullt ndoshta mund të fajësoni faktorë të tjerë. Ose, meqë sindroma policistike e vezores karakterizohet nga shumë pak simptoma (dhe nuk diagnostikohet me një test të thjeshtë), mund të ngelet e pa diagnostikuar. Sipas ekspertëve, 5-10% e femrave vuajnë nga kjo sindromë.

Ashtu siç nuk ka vetëm një test për të diagnostikuar sindromën policistike të vezores, nuk është edhe një simptomë e vetme që tregon për prezencën e kësaj sëmundjeje. Periodat e çrregullta ose mungesa e tyre mund të jetë një shenjë. Aknet, rënie të shumta të flokëve, infertiliteti dhe shtimi në peshë lidhen gjithashtu me sindromën policistike të vezores.

Kanceri i mushkërisë

Kanceri i mushkërive është një ndër sëmundjet më vdekjeprurëse, duke ia kaluar edhe kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë së bashku. 90%  personave që preken nga kanceri i mushkërive janë duhanpirës. Shenjat e këtij lloj kanceri fillojnë të bëhen më të dukshme vetëm kur sëmundja ka avancuar dhe rreziku i vdekjes është shumë i lartë.

Tags: diabetglaukomamjekesisemundjesimptomatension

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Basha: Prova e 18 majit dështoi, Shqipëria pa rrugëdalje

Basha: Prova e 18 majit dështoi, Shqipëria pa rrugëdalje

A do të përfundojë Rama si Berisha i Dytë?

A do të përfundojë Rama si Berisha i Dytë?

Bonucci zyrtarisht te Milani, Del Piero: Mendoja se ishte shaka!

Bonucci zyrtarisht te Milani, Del Piero: Mendoja se ishte shaka!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com