Asambleja e Pedagogëve është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar mbi qëndrimi që do të mbajnë lidhur me bojkotin.
Pas mbledhjes, kjo asamble miratoi unanimisht 6 pika, të cilat vijnë si rikonfirmim i kërkesave të bëra më herët.
“U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë”- është një nga pikat për të cilat kanë rëndë dakord pedagogët.
Vendimet:
-Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët
-U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.
-I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)
-Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.
-Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.
-Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë.