Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

5 misteret intriguese mbi perceptimin e kohës

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
5 misteret intriguese mbi perceptimin e kohës

Çfarë mendoni mbi perceptimin e kohës? A ekziston koha në vetvete, apo vetëm në mendjet tona? Filozofi gjerman Immanuel Kant, propozoi se, tek e fundit, koha mund të mos qëndrojë jashtë perceptimit të njeriut si pjesë e universit të jashtëm, por se ajo mund të jetë ndoshta, së bashku me hapësirën, një produkt i vetë mendjes.

  1. Çfarë është koha?

Koha duket të jetë një rrethanë e ndryshimit dhe lëvizjes. Por nuk dihet saktësisht se çfarë është ajo: nëse është e ndërtuar në strukturën e universit, ekziston jashtë perceptimit ekzistues njerëzor, apo nëse është thjesht një strukturë në mendjen e njeriut, së bashku me hapësirën, në të cilën qeniet njerëzore vendosin ngjarjet në një farë rregulli dhe i mbajnë ato në lidhje me njëra-tjetrën.

Orët atomike janë matëset më të sakta të kohës që ne kemi. Ato përcaktojnë kohën standarde të epokës tonë. Orët atomike funksionojnë duke përdorur një oshilator elektronik në frekuencat e mikrovalëve, në të njëjtën mënyrë si orët e vjetra me një lavjerrës, por në nivel atomik. Hulumtuesit kanë sugjeruar se truri përmban një lloj ore primitive, të përbërë nga një stimulues kardiak dhe një akumulator. Ekziston një pulsim i brendshëm që matet me akumulimin e pulseve.

  1. Pse koha duket sikur ecën më shpejt ndërsa mplakemi?

A është e mundur që koha, e ndarë si nga të rriturit dhe fëmijët të njëjtën kohë, të mund të ecë më shpejt për grupmoshën e parë? Pra, si mundet që koha të duket sikur shkon më shpejt, teksa mplakemi? Sërish, kjo ngre pyetjen, nëse koha ekziston vetëm në perceptimin tonë, apo nëse është diçka që ekziston jashtë tij.

Por, eksperimentet kanë treguar qartë se për shembull, njerëzit në situata emocionalisht të rënduara, e perceptojnë kohën sikur ecën tepër ngadalë, kurse në situatat e qeta apo gazmore, e perceptojnë më shpejt ecjen e kohës. Duket se faktorë të tillë si: rehatia fizike apo emocionale, mund të ndikojë tek mënyra se si ne e perceptojmë kohën.

Koha ndikohet, gjithashtu, edhe nga ngjarjet dhe veprimet, që mund të përcaktojnë një kornizë të dhënë kohore të kujtesës. Psikologu William James, sugjeroi që koha duket se ecën më shpejt ndërsa mplakemi, pasi ajo është e shoqëruar në mënyrë progresive nga më pak ngjarje të paharrueshme.

  1. Pse droga ndryshon perceptimin tonë mbi kohën?

Substancat që ndikojnë tek sistemi nervor, mund të na japë disa ide se si ndryshojnë gjendjet e perceptimit të kohës për shkak të aktivitetit të ndryshuar të trurit. Njerëzit, që marrin drogë psikodelike, e përjetojnë kohën si të ndryshuar.

Në një eksperiment, u përdorën 20 vullnetarë nën ndikimin e LSD (drogë haluçinogjene), dhe u monitorua aktiviteti i trurit të tyre me anë të skanimeve, gjë që tregoi se kjo lloj droge ka një efekt të dukshëm mbi rajonin e trurit të lidhur me të kaluarën. LSD-ja pra ndryshon perceptimin e kohës, duke shtypur atë pjesë të trurit, e cila risjell kujtimet e së kaluarës. Kësisoj personat që marrin LSD, jetojnë shumë më tepër në të tashmen dhe të ardhmen, sesa në të kaluarën.

  1. Pse përvojat akute ndryshojnë perceptimin tonë mbi kohën?

Kur jemi shumë të frikësuar, edhe koha duket sikur ngadalëson. A ka ndonjë arsye për këtë? Ndoshta perceptimi ynë mbi kohën, mund të ngadalësojë për të na ndihmuar të veprojmë në një farë mënyre. Nga ana tjetër, kjo mund të jetë pasojë e faktit se gjendja në mesin e një situate të pakëndshme, e bën çdo moment të padurueshëm.

Ne tashmë e pamë më lart, se studimet kanë dëshmuar që njerëzit në situata emocionalisht të pakëndshme, e perceptojnë kohën sikur ecën më ngadalë, se ata që kanë pasur një kohë të këndshme. Duket pra sikur koha ngadalëson, kur ndodhemi në situata të pakëndshme, përderisa vuajtja na bën shumë më të vëmendshëm ndaj çdo ndjenje dhe ngjarje.

  1. Si emocionet e ndryshme ndikojnë në perceptimin e kohës?

Nuk është thjesht që emocionet negative e bëjnë kohën të ngadalësojë, apo emocionet pozitive e përshpejtojnë atë. Kini parasysh stresin, që është një emocion negativ, por gjithsesi e bën të perceptohet sikur kohën po ecën me shpejt. Sipas studiuesve, njerëzit nuk kanë asnjë instrument aktual ndijor për marrjen e informacionit në lidhje me kohën.

Ata, megjithatë, bien dakord se truri është natyrshëm i aftë në përpunimin e kohës. Ata kanë shtruar idenë e një ore të brendshme të trupit, e cila punon, siç e pamë më lart, me anë të matjes së pulsimit dhe akumulimit të pulseve. Ekzistojnë dy mekanizma që ndikojnë në perceptimin e kohës, sipas kësaj ore trupore: mekanizmi i vëmendjes dhe mekanizmi i zgjimit.

Në rastin e mekanizmit të vëmendjes, kur vëmendja shkëputet nga përpunimi i kohës, kjo e fundit duket sikur ikën më shpejt. Në mekanizmin e zgjimit, ata besojnë se stimuluesit kardiakë fiziologjikë përshpejtohen në përputhje me aktivizimin fiziologjik të organizmit.

Më shumë pulse të numëruara, e bëjnë kohën të duket sikur përshpejtohet. Duket se perceptimi mbi kohën varet nga një numër faktorësh, psikologjikë dhe të jashtëm. Në fund, ne s’mund ta dimë cila është më thelbësore për kohën: mendja apo bota e jashtme.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 

Tags: drogakohaLSDmisteretperceptimiWilliam James

TË LIDHURA

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç
Bota

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Zijadin Sela i premton Preshevës: Rikthim dhe besnikëri në emër të shqiptarëve

Zijadin Sela i premton Preshevës: Rikthim dhe besnikëri në emër të shqiptarëve

Vladimir Kosta “shpërthen” ndaj Ramës: Partia e tij është partia e drejtorëve

Vladimir Kosta "shpërthen" ndaj Ramës: Partia e tij është partia e drejtorëve

Hapet gara për dy koncesione të reja hidrocentralesh

Hapet gara për dy koncesione të reja hidrocentralesh







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës
Kultura

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

by mirseda
09:33 | 09/02/2026
0

Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të...

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, sot deklaratat përmbyllëse

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, sot deklaratat përmbyllëse

09:26 | 09/02/2026
Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

22:57 | 07/02/2026
Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com