Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

4 këshilla si të bëhesh milioner!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti, negociatat para kamerave si rekord Guinness

Nga: Lutfi Dervishi

Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, por për këdo që ka ëndërr të bëhet milioner, këshilla vlen për kohë normale, por edhe për kriza si kjo që po kalojmë.

  1. Mos merr borxh.

Gjëja e parë që duhet të kesh parasysh është të qëndrosh larg borxheve. Nuk duhet të ndjekësh shembullin e disa milionerëve shqiptarë që kanë miliarda borxhe nëpër banka dhe individë të tjerë. Borxhi të duket i ëmbëll në fillim, por fundin e ka të hidhur.

  1. Kursim, kursim, kursim.

Milionat nuk bëhen duke kursyer miliona, por duke kursyer qindarka. Gjithmonë ka hapësirë për të kursyer. Nëse ke ngrënë deri dje dy kafshata bukë, mjaftohu me një kafshatë. Nëse ke pirë një gotë ujë, mendo se të mjafton edhe gjysëm gote me ujë. Mos harro këshilliën se uria të bën shumë mirë për shëndetin, sepse trupi ushqehet me qelizat e tepërta dhe nuk ke pse shpenzon për mjekë apo për palestër. Një paralajmërim: nëse nuk ha ushqimin si ilaç atëherë do të hash ilaçin si ushqim.

  1. Hiq dorë nga shpenzimet e tepërta.

Nëse deri dje ke përdorur autobuzin, ec në këmbë. 400 lekë vajtje, dhe 400 lekë ardhje bëjnë 800 lekë në ditë, 292 mijë lekë në vit dhe 3 milionë lekë në 10 vjet. Vetëm nga një biletë autobuzi! Po sikur të kursesh te dritat, te uji, te gazi, te nafta atëherë milionat do të ndjekin nga pas. Dhe milionat do të “pjellin” miliona.

  1. Mendo si milioner, por mos u shfaq si i tillë.

Mos e hiq nga mendja idenë se do të bëhesh milioner, por mos u shfaq si i tillë. Njerëzit jane ziliqar të lindur. Askush nuk do që të të shoh më mirë se vetja. Për shembull, hiqu sikur nuk ke të ardhura, sikur mezi ja del, sikur mbledh kanaçe, apo sikur jeton në azil të pleqve.

Ja kështu bëhesh milioner. Nëse nuk besoni atëherë lexoni lajmet se si njerëz që jetojnë në azil, njerëz që nuk kanë shtëpi, njerëz që mbledhin kanaçe, apo njerëz që kanë ndërruar jetë, luajnë miliona e miliona. Dhe nuk paguajnë as taksat!

Dikush do të thotë se nuk e kanë të gjithë atë fat sa të lidhen me biznesin e incineratorëve. Këtu gaboheni. Ky vend historikisht ka vuajtur për shumëçka, por asnjëherë për plehra. Këtu ka plehra për të gjithë. Madje sa më shumë plehra aq më shumë rritet çmimi. Nëse gjetkë, plehrat i riciklojnë, apo i djegin, këtu plehrat janë kthyer në minierë ari. Për to duhet shkruar më shumë, duhen respektuar dhe nderuar siç duhet. Një dekoratë nuk do të ishte e tepërt, një instalacion artistik është tashmë i vonuar.

Ndryshe nga vende të tjera që plehrat i mbajnë nën tokë. Ne i mbajmë mbi tokë. Madje edhe mbi kokë! Madje edhe i votojmë.

Tags: KursimetLutfi Dervishimilioner

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Kryemadhi: SPAK u zgjua nga gjumi, s’mund të bëni kurban drejtësinë për Ramën dhe Veliajn

Kryemadhi: SPAK u zgjua nga gjumi, s’mund të bëni kurban drejtësinë për Ramën dhe Veliajn

Francesco Totti ndahet nga bashkëshortja pas 17 vitesh martesë

Francesco Totti ndahet nga bashkëshortja pas 17 vitesh martesë

Rritje e lehtë temperaturash dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Rritje e lehtë temperaturash dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

by mirseda
23:11 | 13/08/2025
0

Miti i vjetër se një shalqi mund të rritet në bark pas gëlltitjes së farave të tij...

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

22:31 | 13/08/2025
Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

22:29 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com