Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

300 viktima nga sulmi, presidenti i Egjiptit dhe Trump: Përgjigjemi ashpër ndaj terrorizmit!

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
300 viktima nga sulmi, presidenti i Egjiptit dhe Trump: Përgjigjemi ashpër ndaj terrorizmit!

Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi është zotuar të përgjigjet me “forcën më të madhe” pasi 300 vetë u vranë në një xhami të Sinai Veriut gjatë lutjeve të së premtes.

Xhamia Al-Rawda në qytetin Bir al-Abed në Egjipt u bombardua, ndërsa më pas besimtarët u vranë me armë. Ushtria egjiptiane ka thënë se ka kryer sulme ajrore mbi objektivat “terroriste” në përgjigje të sulmit.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin më vdekjeprurës në muajt e fundit. Pasi u hodhën bombat, dhjetëra njerëz të armatosur që prisnin jashtë xhamisë hapën zjarr mbi ata që përpiqeshin të shpëtonin.

Madje, raportohet se sulmuesit kanë djegur automjetet pranë për të bllokuar mundësinë e largimit të qytetarëve, si dhe u kanë vënë flakën ambulancave që tentonin të shpëtonin të plagosurit.

Tridhjetë fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe së paku 100 vetë janë plagosur.

“Ajo që po ndodh është një përpjekje për të na ndaluar nga përpjekjet tona në luftën kundër terrorizmit”, tha presidenti Abdel Fattah el-Sisi pak orë pas sulmit.

“Forcat e armatosura dhe policia do të hakmerren për martirët tanë dhe do të rivendosin sigurinë dhe stabilitetin me forcën më të madhe”.

Forcat e sigurisë egjiptiane për vite kanë luftuar një kryengritje islamike në gadishullin Sinai dhe militantët e lidhur me të ashtuquajturin Shtetin Islamik (ISIS) kanë qëndruar pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse në rajonin e shkretëtirës.

Vendorët thonë se xhamia Al-Rawda është përdorur nga fisi Sawarka, i cili është i njohur për bashkëpunimin me shërbimet e sigurisë kundër militantëve.

Numri i viktimave është i pashembullt për një sulm të këtij lloji, thotë Sally Nabil i BBC-së në Kajro. Ajo shton se kjo është hera e parë që adhuruesit brenda një xhami janë vënë në shënjestër nga militantët në Sinain e Veriut.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se “vende terroriste” ishin bombarduar nga avionët e ajrit të premten në përgjigje. Zyrtari tha gjithashtu se disa automjete të përdorura në sulm ishin gjetur dhe shkatërruar. Janë shpallur tri ditë zie kombëtare.

Shefi i Lidhjes Arabe Ahmed Aboul Gheit e dënoi sulmin si një “krim të tmerrshëm që tregon përsëri se Islami është i pafajshëm për ata që ndjekin ideologjinë terroriste ekstremiste”.

Qeveritë në Britani të Madhe, SHBA, Francë, Rusi, Izrael, Iran, Arabinë Saudite dhe vende të tjera kanë dënuar masakrën.

“Do të telefonoj presidentin e Egjiptit për të diskutuar mbi sulmin terrorist tragjik me kaq shumë humbje jetësh. Duhet të tregohemi më të ASHPËR DHE TË ZGJUAR se kurrë më parë, dhe do ta bëjmë. Na duhet muri, na duhet ndalimi. Zoti i bekoftë njerëzit e Egjiptit”, shkroi Trump në Twitter. TIRANA TODAY

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”620″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Tags: Abdel Fattah el-SisiDonald Trumpegjiptpresidentisulmi terrorist

TË LIDHURA

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë
Aktualitet

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

16:51 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!
Bota

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Next Post
Fshati shqiptar ku çdo familje ka një anëtar në Angli, prindërit: Fëmijët nuk i duam në shtëpi

Fshati shqiptar ku çdo familje ka një anëtar në Angli, prindërit: Fëmijët nuk i duam në shtëpi

VIDEO/ Shkatërrohet banda në Milano, arrestohen 11 shqiptarë

VIDEO/ Shkatërrohet banda në Milano, arrestohen 11 shqiptarë

Rrëfimi emocionues i vajzës nga Elbasani, si i ndryshoi jetën lotaria

Rrëfimi emocionues i vajzës nga Elbasani, si i ndryshoi jetën lotaria







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Dështon arratisja e 31-vjeçarit nga burgu i Shënkollit
Aktualitet

Dështon arratisja e 31-vjeçarit nga burgu i Shënkollit

by mirseda
17:25 | 13/12/2025
0

Shtetasi Adriano Berisha, 31 vjeç, ka tentuar mesditën e djeshme të largohet nga burgu i Shënkollit, por...

Protesta tek kryeministria, Adriatik Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” përplasen me policinë

Protesta tek kryeministria, Adriatik Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” përplasen me policinë

17:21 | 13/12/2025
Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

16:51 | 13/12/2025
Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

16:47 | 13/12/2025
Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

16:39 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com