Një tjetër pushues është mbytur në det, në rrethana ende të paqarta. Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.I., rreth 30-vjeç, i cili është mbytur në afërsi të portit të Shëngjinit.
Njoftimi
“Më datë 16.07.2018, rreth orës 09:45, në Shëngjin, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur “Skalierat”, është gjetur i mbytur në det shtetasi M.I., rreth 30 vjeç, banues në Elbasan.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.