Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

27 vjet nga rënia e bustit/Kush e mban ende në këmbë Enverizmin?

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
27 vjet nga rënia e bustit/Kush e mban ende në këmbë Enverizmin?

27 vjet më parë, mijëra qytetarë rrëzuan përmendoren e diktatorit, Enver Hoxha, në mesin e “Sheshit Skënderbej” në Tiranë. Pas një rezistence fillestare me plumba gome dhe gaz lotsjellës, policia dhe forcat speciale i hapën rrugë ndodhjes së asaj që ishte e pashmangshme.

Në ekstazë, turma e tërhoqi zvarrë bustin e Hoxhës nëpër rrugët e kryeqytetit, ashtu siç diktatori në të gjallë, kishte marrë zvarrë popullin e tij për një gjysmë shekulli.

Mijëra buste të mëdhenj e të vegjël, u hoqën pas asaj dite anembanë vendit. Piedestalet qëndruan më këmbë edhe për disa vite, deri kur sheshet e qyteteve ndërruan pamje.

Megjithatë, Enverizmi, më pak si ideologji, dhe me shumë si mënyrë të menduarit dhe vepruari, mbijetoi. Mbijetoi në gjirin e shumë familjeve, që në pjesën dërrmuese nuk u shkëputën dot nga patriarkalizmi, diktati i njëshit dhe dhunës barbare ndaj të tjerëve përreth.

Mbijetoi në marrëdhëniet e përditshme shoqërore, ku arroganca, logjika e të fortit, triumfuan mbi arsyen dhe sjelljen e kulturuar. Mbijetoi sigurisht në politikë, e cila e vazhdoi luftën e klasave në administratën publike, duke hequr nga puna kundërshtarët, dhe vendosur militantët e krahut të vet politik.

Mbijetoi në jetën e partive politike, që u shndërruan në feude të kryetarëve të brumosur me parimet e marksizëm-leninizmit. Çdo 5 Maj apo 29 Nëntor, shumëkush sheh me përbuzje, apo edhe humor disa të moshuar që parakalojnë në varreza, me fotot e diktatorit nëpër duar.

Megjithatë, një sondazh i një OJQ-je më sponsorizimin e OSBE-së, konstatoi dhjetorin e vitit 2016, se gati gjysma e shqiptarëve kanë një pikëpamje pozitive për komunizmin dhe Enver Hoxhën. Disa nga e djathta e hodhën poshtë si të manipuluar nga Edi Rama. Të tjerë më gjakftohtë u munduan të analizojnë shkaqet e këtij popullariteti.

Mungesa kronike e rendit publik, pasiguria e madhe për jetën, ekonomia e dobët për shumicën, papunësia, zgjerimi i frikshëm i hendekut mes pak të pasurve dhe gjithë të tjerëve që luhaten mes mbijetesës dhe mjerimit, janë disa nga faktorët e kësaj nostalgjie.

E në këtë drejtim, të thuash që klasa politike e tranzicionit ka dështuar ta bëjë demokracinë shumë më të pëlqyeshme nga tirania, është më e pakta.

Enverizmi mbetet gjallë prej hallexhinjve, por atë e mbajnë kryesisht gjallë ata që bëjnë “politikën e madhe”, ata që kanë ngritur në mënyra të errëta pasuri marramendëse, kanë depozituar sasi të mëdha e të pajustifikueshme parash në banka brenda e jashtë vendit, ata që pozojnë duke fshirë djersën e ballit me euro, ata që ia shijuan lezetin dje dhe po ia ndjejnë edhe sot sundimit e nëpërkëmbjes së shqiptarëve.

ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: 27 viteshendeEnverizminkembekushmban

TË LIDHURA

Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, do jenë të hapura deri më datën …
Kryesore

Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, do jenë të hapura deri më datën …

09:58 | 07/07/2025
Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
Next Post
Kur “Telefoni” bie nga ana e kundërshtarit? Demokrati: Na shpëtoni nga Kozmai!

Mesazhi i fortë i demokratit: Askush s'mund ta dinte që pas 27-vjetësh...

Video/Milioneri paraqitet si i pastrehë për të ngrënë në restorant

Video/Milioneri paraqitet si i pastrehë për të ngrënë në restorant

Ekzekutimin e Kasmit e urdhëroi “bosi” shqiptar nga burgu grek

U bë një gabim, shtyhet seanca ndaj vrasësit grek

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, do jenë të hapura deri më datën …
Kryesore

Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, do jenë të hapura deri më datën …

by mirseda
09:58 | 07/07/2025
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot se kanë nisur regjistrimet online për nxënësit që...

Kryeministri Rama mbërrin në bashkinë e Vlorës, pritet me duartrokitje nga qytetarët

Kryeministri Rama mbërrin në bashkinë e Vlorës, pritet me duartrokitje nga qytetarët

09:50 | 07/07/2025
Izraeli godet objektiva të rebelëve Houthi në Jemen

Izraeli godet objektiva të rebelëve Houthi në Jemen

09:46 | 07/07/2025
44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, plagoset me armë zjarri në Sarandë

44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, plagoset me armë zjarri në Sarandë

09:42 | 07/07/2025
Përshkallëzim i luftës në Gaza: 38 të vdekur nga sulmet izraelite

Përshkallëzim i luftës në Gaza: 38 të vdekur nga sulmet izraelite

09:33 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com