Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

22 cilësitë që i posedojnë vetëm liderët fantastikë

8 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
22 cilësitë që i posedojnë vetëm liderët fantastikë

The leader of the business people giving a speech in a conference room.

Lidershipi është veprim jo pozicion. Po cilat janë cilësitë që e ndajnë liderin nga të tjerët? Lider lind apo bëhesh? Ja disa cilësi karakteri përmes të cilave mund të njohim më mirë veten ose liderin tonë.

  1. Përqendrimi

Lidership do të thotë të marrësh vendime të rëndësishme, që jo të gjithë mund ti marrin. Një lider i mirë është gjithnjë i përqendruar në atë që do të arrijë, ai e di se çfarë i duhet për të marrë atë që meriton, për këtë arsye është gjithnjë i fokusuar te gjërat më të rëndësishme.

  1. Vetëbesim

Lideri i mirë ka shume vetëbesim. Ai ka vizion të qartë dhe i di veprimet e tij. Përllogarit pasojat e vendimeve dhe veprimeve që bën dhe është praktik. Një lider është empatik, ai përpiqet të kuptojë ata që e rrethojnë dhe të vendosë se çfarë do ishte më e mira për ndjekësit e tij.

  1. Transparenca

Lideri i mirë kurrë nuk do të bënte kompromise për të vendosur maska. Në të kundërt nuk do ta meritonte pozicionin e tij. Për të arritur më të mirën e mundshme nga bashkëpunimi me kolegët, lideri i mirë duhet të jetë 100% i hapur me  të tjerët. Vetëm kështu të gjithë do të jenë të lirë të shprehin atë që mendojnë.

  1. Integritet

Shpesh herë punonjësit janë reflektimi i drejtpërdrejtë i vlerave të liderit që kanë në krye. Të qenit një lider me integritet është aftësia më e mirë për të përmirësuar produktivitetin e punës edhe pse nuk je prezent në çdo moment pranë punonjësve të tu. Nëse një lider i qëndron me përpikmëri kornizave të asaj që duhet dhe s’duhet bërë, në të njëjtën kohë ai ka kufizuar potencialin e biznesit të tij.

  1. Frymëzim

Nëse lideri nuk i frymëzon ndjekësit e tij, e sigurt që është larg të qenit lider.  Lider nuk mund të bëhesh, detyrimisht do të udhëhiqesh nga dikush. Personi që të udhëheq është dikush tek i cili ti beson, gjen parimet që do ndjekësh dhe emocionohesh nga arritjet e tij. Më pas ti do udhëheqësh dikë tjetër për ta ngjitur lart, vetëm kështu mund ta përmirësojmë shoqërinë, duke përmirësuar njëri tjetrin.

  1. Pasion

“Ti duhet ta duash atë që bën. Për të qenë vërtet i suksesshëm në diçka, duhet të fiksohesh në të, duhet ta lësh të të konsumojë.” Nuk ka rëndësi sa lart shkon biznesi yt, një lider i mirë është gjithmonë i emocionuar dhe i varur nga më e mira e mundshme. Ti udhëhiqesh nga shembuj jo sepse e ndjen se duhet ta bësh, por sepse është e vetmja rrugë ku mund të ecësh. Një lider i mirë bën çdo gjë me pasion. Në të kundërt nuk e bën mirë!

  1. Inovativ

Inovacioni është e vetmja armë që kemi përballë sfidave të ndryshimit. Bota rreth nesh ndryshon, dhe ne na duhet të vrapojmë për ta ndjekur. Lideri i mirë është gjithnjë gati të përshtatet me risitë, një lider s’ka kuptim larg risive. Të jesh i prirur drejt ndryshimit është çështje mbijetese.

  1. Durim

Durimi është kurajoja për të vendosur se kur duhet të qëndrosh për një kauzë, dhe kur vlen të largohesh nga ajo. Nëse vizioni i liderit është mjaftueshëm i qartë do të ketë mijëra arsye pse duhet “të vazhdosh” pas qindra mijëra dyshuesve. Rrugën sesi fitohet e kanë treguar ata që kanë zgjedhur se kur duhet të qëndronin, e se kur erdhi koha për tu larguar, me durim.

  1. Stoicizmi

Është e pashmangshme ti shpëtosh gabimeve. Ne vazhdimisht do ta gjejmë veten në situata të këqija, ku kemi përsëritur gabime, ose kemi pësuar dështime. Stoicizëm do të thotë të pranosh dhe të përdorësh këto gabime dhe dështime në funksion të së nesërmes. Një lider i mirë punon me mendjen, merr parasysh më të keqen dhe e ka një plan për çdo mundësi.

  1. Palëkundshmëri

Një lider i mirë është i patundur. Ai e di se impakti i parimeve të tij tek njerëzit që e rrethojnë është shumë i madh, prandaj dhe kujdeset që këto parime të jenë norma sociale në mjedisin ku qëndron. Lideri i mirë është gjithnjë gati të mbrojë  analizat dhe opinionet e tij, të debatojë për vendimet e marra, por mbi të gjitha është i vendosur për të mos u tërhequr në kompromis me biznesin.

  1. Autenticiteti

Lideri i mirë dëgjon nga të tjerët, lexon mendimet e të tjerëve, kërkon të marrë më të mirën e aftësive të liderëve të tjerë dhe të mishërojë tek vetja një bashkim të cilësive që i pëlqejnë. Por një lider i mirë kurrë nuk e humbet autenticitetin, zërin e brendshëm dhe analizën e tij racionale për të vendosur dhe zgjedhur. Ai mbetet vetvetja deri në fund, dhe lë pas historinë e tij.

  1. Mendje hapur

Një nga mitet me të mëdha të lidershipit thotë se liderët janë vizionarë largpamës dhe të dogmatizuar me vendime të marra në kohë, për të arritur qëllimin e tyre pavarësisht çdo gjëje. Nuk është e vërtetë. Një lider i mirë duhet të jetë mendje hapur. Të këshillohet me miqtë, me kolegët, sepse asnjë plan s’mund të jetë statik. Liderët fantastikë, investojnë zhvillojnë dhe mbajnë marrëdhënie fantastike.

  1. Të vendosur

Liderët e mirë e dinë qëllimin që duhet të arrijnë. E kanë gjetur dhe rrugën për ta arritur. Ata kanë marrë vendime në emër të disa kauzave për të cilat luftojnë dhe mbi të gjitha kanë vendosur ti çojnë deri në fund këto vendime.

  1. Personaliteti

Të qenit i vërtetë është një cilësi shumë e veçantë në këtë botë ku të gjithë imitojnë. Sa më shumë që një njeri mendon se si mund ti ndihmojë njerëzit dhe jo se çfarë njerëzit mund të bëjnë për të aq më i pëlqyer do jetë ai. Kjo nuk është një cilësi që të bën lider fantastik, por të bën lider të respektuar.

  1. Fuqizimi

Filozofia e lidershipit është bashkimi i vlerave dhe aftësive me të mira njerëzore. Liderët më të mirë jo gjithmonë kanë qenë më të talentuarit, por ata kanë ditur të kombinojnë aftësitë me punën, dashurinë dhe besimin te vetja. Një lider i mirë zbulon më të mirën e punonjësve të tij, dhe e vë këtë në funksion të përmirësimit të tyre.

  1. Pozitiviteti

Për të arritur më të mirën duhet të kultivohesh me optimizëm. Një lider i mirë e di që do ketë shumë ulje dhe ngritje, por biznesi do të qëndrojë koherent vetëm me pozitivitet. Por kujdes, kjo kërkon që lideri të jetë i patrembur. Ai duhet të besojë në të pamundurën.

  1. Bujaria

Qëllimi më i madh i një lideri të mirë është të japë më të mirën e tij. Ne rritemi si një masë e vetme, dhe aftësia e veçantë e një lideri mes turmës është mundësia që ai ka për ti ndihmuar të tjerët të rriten bashkë me të.

  1. Këmbëngulja

Këmbëngulja e mposht rezistencën. Një lider i mirë e mëson që shumë herët se gjërat e rëndësishme marrin kohën e tyre dhe pavarësisht çdo gjëje ata duhet të këmbëngulin në përmbushjen e tyre. Ajo që e ndan liderin nga bota është dëshira për të shkuar përtej vendit ku të tjerët ndalojnë.

  1. Mprehtësia

Një lider i mirë ka aftësinë që çdo ditë të depërtojë në mendësinë e punonjësve të tij për të ndarë gjërat e rëndësishme nga të tjerat. Është si mençuria, e cila përmirësohet në kohën nëse ti i kushton vëmendje, por duhet të jetë në themel të karakterit tënd. Kur mprehtësia e liderit është e lartë lideri duket si gjeni.

  1. Komunikimi

Nëse njerëzit nuk i dinë pritshmëritë e liderit të tyre dhe nuk i përmbushin është faji i liderit. Komunikimi është akt balance, i mban njerëzit të lidhur me njëri tjetrin dhe i afron. Lideri i mirë u tregon të tjerëve idetë dhe mendimet e tij, prandaj rrethohet nga njerëz të talentuar.

  1. Përgjegjshmëria

Është shumë e lehtë të fajësosh të tjerët për gabimet që ndodhin. Një lider i mirë nuk e bën kurrë këtë. Ai kërkon gabimet te vetja, dhe kjo nuk është vetëm përgjegjshmëri. Është karakter. Lideri i mirë nuk lëndon veten as të tjerët. Ai merr masa që gabimi të mos përsëritet.

  1. Pamjaftueshmëri

Lideri i mirë e udhëheq ekipin duke gjetur pikat e forta të secilit person. Ai nuk beson se skuadra e tij ka çdo përgjigje, nëse e beson këtë atëherë ai s’ka mjaftueshëm pyetje për ta. Lideri perfekt plotëson çdo mangësi të skuadrës së tij. / Burimi: Entrepreneur

Përshtati redaksia Tirana Today

Tags: 22cilesiliderlidership

TË LIDHURA

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
Aktualitet

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni
Aktualitet

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Next Post
Zaev: Borxhi i shtetit nuk pritet të tejkalojë 700 milionë euro

Zaev: Borxhi i shtetit nuk pritet të tejkalojë 700 milionë euro

iPhone 8 do të jetë produkt i Samsung?

iPhone 8 do të jetë produkt i Samsung?

Harrojeni Tailandën, kjo është perla shqiptare që duhet të vizitoni këtë verë

Harrojeni Tailandën, kjo është perla shqiptare që duhet të vizitoni këtë verë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak
Shqipëria

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

by mirseda
08:10 | 10/07/2025
0

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e...

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:04 | 10/07/2025
Parashikimi i motit për sot, 10 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 10 korrik 2025

08:01 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com