Pasditen e sotme, një vajzë 21-vjeçare është aksidentuar nga treni i linjës Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë tunelit të Rrashbullit.
Mësohet se nga aksidenti vajza ka humbur njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka ndaluar mashinistin deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend. Pak kohë më parë një e moshuar humbi jetën teksa u përplas nga treni.